Epilogu

“Dejona përgjon”, Thaçi në 2020 kishte treguar se Kurti e Sveçla kanë shkuar fshehurazi te dhoma e përgjimeve

Haki Abazi, gjatë ditës së djeshme e informoi opinionin publik për përgjimin e liderëve të opozitës nga Dejona Mihajli.

“Por nuk mundet një shtet dhe një popull i tërë të shantazhohet nga masha Kurtit duke deklaruar haptas se ajo posedon informacion e rrjedhimisht edhe përgjohen telefonat nga njerëz të paautorizuar nga sistemi i drejtësisë. Asnjë qytetarë nuk duhet të jetë kaq i pambrojtur dhe kaq i rrezikuar nga një autokraci që i jep vetës të drejtë të bëhet edhe gjykatës edhe prokuror edhe polic hetues edhe detektiv edhe superfuqi mbi minstrat. Çfarë na duhet parlamenti në këtë shtet parlamentar kur kemi njerëz si Dejona e Kurti që i bëjnë të gjitha”, ka shkruar Haki Abazi në llogarinë e tij në facebook.

Por, pikërisht në vitin 2020, ish presidenti Hashim Thaçi, kishte treguar se Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, kanë shkuar fshehurazi në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Kurti, Sveçla, e Haki Abazi, kanë shkuar në dhomën e përgjimeve fshehurazi në PTK, le të tregojnë pse kanë shkuar aty tri ditë radhazi, ata kanë bërë shkelje flagrante, është vepër e tmerrshme, e keqe, ata duhet të përballen me drejtësinë”, thoshte Thaçi.

Edhe gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se pushteti i Kurtit po e keqpërdor AKI-in.

“Statusi i djeshem i Dejona Mihalit, tregon se pushteti po e keqperdor AKI-ne. Me apo pa qellim, Mihali, e cila udheheq shtetin paralel brenda shtetit, ka treguar se po pergjohen lideret e opozites. Opozita duhet te nis nje hetim parlamentar dhe te beje kallzim penal ne Prokurorine Speciale per kete informate qe ka dhene ajo”, ka treguar Vehbi Kajtazi.

Exit mobile version