Gazmend Muja, vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja, thotë se deputetët e VV-së po praktikojnë kërkesa që vëllezërit e tyre të ikin jashtë vendit duke aluduar tek vëllai i tij Armend Muja.
Ai ka shkruar në Facebook se thënja e kryeministrit Kurti se vëllezërit janë vetëm për shtëpi po realizohet në jetën aktive të deputetëve të partisë së tij, raporton Express.
“Dje në Kuvendin e Kosovës- Kryeministi nder te tjera tha se vëllezërit i kemi vetem për te shpija! Eshtë shumë e vertetë se kjo thënja e tij po realizohet në jetën aktive tek disa deputetë e kësaj partije, madje duke praktikuar edhe masa më të ashpra ndaj familjarëve te tyre- deri tek kerkesat që vëllëzërit të ikun diku jashtë vendit ose te shesin “farmerka e patika këtu në Kosovë”! Pushteti dhe pozitat nganjëhere ti verbon dy sytë, por familja dhe vëllëzërit janë vet shteti”, ka shkruar ai.