Epilogu

Del dokumenti: Komunat i kishin reaguar me kohë Qeverisë kundër rritjes së tatimit në pronë

Drejtori për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Kaçanikut, Bahri Selimi ka publikuar një shkresë ku shihet reagimi që kishte bërë kjo komunë ndaj Ministrisë së Financave (MF), për vlerësimin jo real të vlerës së objekteve dhe parcelave për tatimin në pronë, shkruan Gazeta Metro. 


Selimi në një shkrim në Facebook, tha se komuna e Kaçanikut me kohë ka reaguar për vlerësimin jo real nga Ministria e Financave të vlerës së objekteve dhe parcelave për tatimin në pronë.

Në shkresën e publikuar të datë 9 nëntor, Komuna e Kaçanikut ishte shprehur e pakënaqur me vlerësimin e Ministrisë së Financave dhe aty kishin shprehur shqetësimet dhe vërejtjet e tyre.

Kjo Komunë kishte thënë se vlerësimi është jo real pasi që çmimet brenda një zone kanë diferencë të madhe e që kontrata e shitblerjeve dhe shitjet e ndodhura kanë të bëjnë me pjesët më të shtrenjta brenda zonës, është dashur të merret një çmim mesatar e jo më i larti pasi ky është vlerësim masiv.

MF’ja sot me anë të një reagimi publik, është shprehur se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

Exit mobile version