Epilogu

Del imella, Bllaca vajton te prokurori serb: EULEX po më dërgon drejt vdekjes, sikur dëshmitarin X

Në dokumentet të cilat RTK i posedon shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996. RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm. Ai nuk ishte asnjëherë pjesë e SHIK-ut, por UDB serbe e kishte trajnuar për shumë vitë për të thënë se ai ishte pjesë e SHIK-ut.

Po ashtu, Zona Express ka siguruar emailin e agjentit të UDB-së, Nazim Bllaca, drejtuar prokurorit serb për krime të luftës, Dragoljub Stankoviq, në kohën kur Bllaca ishte në burgun e Dubravës.

Ai vajton tek prokurori serb Stankoviq, duke i thënë se EULEX-i është duke e dërguar drejt vdekjes, njësoj si dëshmitarin X.

“EULEX me dasht mundet per dy dite te me liroj sepse une nuk kam siguri as ne ushqim as siguri fizike. Drejtesia e Eulex-it me ka shkatrruar gjithqka mua dhe nuk ka marr parasysh se une kam qen deshmitar i qmuar dhe nuk ka marr parasysh qe une me dalje ne publik me 29.11.2009 kam sjell revolucion lidhur me denoncimin e krimeve qe nga viti 1998 e deri me sot. I nderuar z. Stankoviq une kerkoj nga ju qe ti tregoni zyrtarve ne Bruksel qe Eulex eshte duke e derguar Bllacen drejt vdekjes sikur deshmitarin X” thuhet në emailin që Nazim Bllaca i ka dërguar prokurorit serb.

Si u zu në rren Bllaca për SHIK-un, faktet që dëshmojnë që ai nuk ishte në SHIK kurrë

 gjatë dhënies së dëshmive të tij në Gjykatat e ndryshme, ai kishte bërë disa gabime elementare që dëshmojnë se ai nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut. Edhe Kadri Veseli kishte treguar se këtë person nuk e ka takuar kurrë dhe kurrë s’ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Nazim Bllaca gjatë procesit gjyqësor nuk e kishte ditur ku ishin zyret e SHIK-ut. “Në një deklaratë të tij të dhënë në Serbi ai e bënë një huqje të madhe, këtë rast kur pyetet për ambientet e SHIK-ut, ndonëse prezantohej si pjestar i kësaj organizate, thotë gabimisht vendodhjen e zyrave të SHIK-ut. Teksa jo zyrtarisht thuhet se këto të fundit gjendeshin tek fakulteti i arteve, ku sot janë ambientet e agjensisë për mbrojtjen nga rrezatimi, Bllaca kishte deklaruar se ato gjendeshin mes Hotelit Grand dhe ish Buzhurit të dikurshëm, aktualisht Hotel Swiss Diamond”.

Por kjo nuk ishte huqja e tij e vetme sa i përket SHIK-ut. Pavarësisht trajnimit nga eprorët serb për t’u paraqitur si pjesë e SHIK-ut, ai kur ishte pyetur në procese të ndryshme gjyqësore përpos ambienteve të SHIK-ut kishte gabuar edhe në një aspekt tjetër.

Bllaca, poashtu kishte gënjyer kur kishte thënë se SHIK-u kishte kartela identifikuese. Këtë gjë e kishte mohuar kategorikisht ish Shefi i SHIK-ut z. Kadri Veseli duke thënë se “Kurrë nuk kemi pasur ID”

Exit mobile version