fbpx
Lajme

“Delegacioni i Kosovës në Rambuje i tha SHBA-së: Ne do t’i marrim armët, do ta vrajmë veten e nuk do të kapemi të gjallë”

Delegacioni i Kosovës në Rambuje kishte triumfuar në ato negociata të rënda e shumë komplekse. Njëri nga anëtarët e delegacionit, i cili ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z. Ramë Buja, i cili edhe ishte plagosur në gojë gjatë luftës, ka treguar se kanë kërkuar leje nga Përfaqësuesi amerikan atë kohë, për t’i marrë armët në aeroplan deri tek vendi ku po mbahej Konferenca e Rambujesë.

Përfaqësuesi amerikan ishte befasuar fillimisht, por pastaj anëtarët e UÇK-së ia kishin shpjeguar arsyen se përse duan t’i marrin armët me vete. Sipas Ramë Bujës, ata nuk kishin qëllim të luftojnë në aeroportin e Prishtinës, por na duhen për ta vrarë veten. Përfaqësuesi amerikan e kishte pyetur, si? ndërsa arsyetimi ishte se serbët do të përpiqeshin të na kapin të gjallë, dhe ne po të kapemi të gjallë do të bëhemi poqavër. Pas këtij komunikimi, përfaqësuesi amerikan u kishte dhënë leje për t’i marrë armët me vete.

Poashtu, edhe më herët, bashkëpunëtori më i ngushtë i ish Presidentit Rugova, z. Adnan Merovci kishte treguar se si kryesuesi i delegacionit z. Hashim Thaçi kishte shkuar me dy bomba deri në konferencë, pikërisht për këtë arsye.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close