“Kur i dështoi mundësia Bukoshit me shti nën kontroll UÇK” në me anë të parave, unë jap para, ju luftoni dhe unë vijë e bëhem çlirimtar, atëherë u kthyen dhe u kapën me Tahir Zemajn oficerin e KOS të Serbisë, dhe u munduan të formojnë njëfarë FARK-u”, i cili dihet se si përfundojë. Erdhën me luftu ikën dhe i lënë 600 e kusur të plagosur në fushëbetejë dhe i lanë më mijëra armë nëpër fusha”,thoshte veprimtari Demaçi.
Adem Demaçi e kishte konfirmuar se ekziston Marrëveshja e Oslos e arritur me Ahmet Krasniqin për ta ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Demaçi ka thënë se s’ka pasur kurrfarë marrëveshje për FARK-un.
“Mbledhja e Oslos ekziston. Mbledhja e Oslos është mbajtur me qëllim për ta ndihmuar UÇK-në dhe Qeveria e Bukoshit me dhanë parë dhe bashkërisht me ndihmue kryengritja e cila është zhvilluar në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK-së”, ka thënë Demaçi.
Krahu politik i Ibrahim Rugovës i përfaqësuar nga Bujar Bukoshi dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë insistuar se Marrëveshja e Oslos ishte bërë për t’i vënë UÇK-në nën komandën e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, krahu i luftës, të cilin e kishte përfaqësuar Adem Demaçi japin një version tjetër se në Oslo ishin marrë vesh për ta ndihmuar luftën e UÇK-së dhe se aty s’ishte diskutuar për FARK-un.
Megjithëkëtë, para katër ditësh, Xhavit Haliti, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se s’ka ekzistuar asnjëherë marrëveshje e Oslos dhe se s’ka pasur kurrfarë FARK-u në luftë. Pas kësaj deklarate, Anton Quni i LDK-së tha se ka ekzistuar edhe Marrëveshja e Oslos, edhe FARK-u i udhëhequr nga Ahmet Krasniqi, i cili ishte vrarë në shtator të vitit 1998 në Tiranë.
Quni tha se për Oslon duhet të flasë Adem Demaçi, i cili thotë se s’ka asgjë të shkruar nga ajo marrëveshje përveç asaj që janë pajtuar për ta ndihmuar UÇK-në.
“Kur kemi biseduar ne fjala ka qenë vetëm për me ndihmue UÇK-në…. S’ka ekzistuar hiq FARK-u”, ka thënë Demaçi, transmeton RTK.
“Krejt këto konstruksione që po i bëjnë për FARK-un janë dëshira që atyre që kanë rrasë paratë e Bukoshit dhe kanë tredhur miza në perëndim. Janë vonuar. Ndoshta kanë mendime të mira ata, por janë vonuar”.
Sipas Demaçit, Bujar Bukoshi pasi ka dështuar për ta kontrolluar UÇK-në bashkë me disa të tjerë kanë tentuar të themelojnë FARK-un. /Lajmi/