Simboli i rezistencës kombëtare, i ndjeri bacë Adem Demaçi e kishte dhënë një intervistë në vitin 2012 ku kishte folur për hetimet politike ndaj luftëtarëve të UÇK-së. Ai tregoi edhe një ngjarje interesante e cila i kishte ndodhur me Komandant Remin.
“Ushtria jonë, unë kam qenë vet përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së, jam takuar me ta shpesh, edhe gjithëve ju kam thënë dhe të gjithë e kanë aprovuar. Nuk është marrë me vrasjen e fëmijëve, pleqve e plakave e civilëve. Ato e kanë pasur gjithqysh të ndaluar, bile ka qenë atje njëfar katuni, s’di si i thonë atje, në Llap, një familje serbe ka qenë atje, Remit i kam pas thanë, o Rem në qoftëse ta merr mendja që është e rrezikuar ajo shtëpi jepi armë që të mbrohen se ka tuli banditi e tuli budalle mendon ai pse është serb duhet me vra, nuk kemi na luftë kundër serbëve, na po bajmë luftë kundër pushtuesve serb, luftë kundër xhandarmërisë e atyre që po dojnë me na vazhdue robërinë tonë, na s’kemi punë me popullin serb. Po du me thanë që deri kaq hollë i kemi tjerrë ne sendet edhe e kanë pas të ndaluar me i ba këto far sendesh”.
Ai më tutje theksoi se “këtu ka gisht shumë shpifja që po bahet nga ana e Serbisë, se Serbia po mundohet në çdo mënyrë me demonizu, me koritë, me njollosë luftën tonë. Shikoni akuzat që i bajnë për shitjet e organeve, po ku me shitë organe e me ble organe, kur me sharrë ia kemi pre luftëtarëve tonë, nuk janë ato copa të hekrit me i bajtë qaty, ka procedura të ndërlikuara me i bajtë ato organe, shikoni se sa pare derdhin serbët dhe i gjejnë dy-tri, atë të shkreten atje Del Ponte e atë tjetrin Dick Martyn e me pare çka bajnë ata”.
https://www.youtube.com/watch?v=Sk0SKq677uU video 1:11:00