fbpx
Lajme

DËNOHET ME 3 VJET BURG ANALISTI I NJOHUR KOSOVAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 3 vjet burg ish-zyrtarin e Agjencisë së Akreditim, Armend Muja për shkak të veprës penale Legalizim i përmbajtjes së rremë, raporton Insajderi.

Muja është shpallur fajtor dhe dënimin do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.

Prokuoria e akuzonte Armend Mujën se akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje.


Sipas njoftimit nga gjykata ish-zyrtar i Agjencisë për Akreditim, në vitin 2014 kishte vënë në lajthim organin kompetetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore.

Gjatë seancave gjyqësore njëri nga dëshmitarët pati deklaruar se Armend Muja i kishte kërkuar atij 20 mijë euro në emër të Ferdije Zhushit, Basri Mujës dhe një personi të tretë nga Ministria e Arsimit.

“Në pjesën e parë të vitit 2010 në një takim në kafenenë Inbox, në emër të Ferdije Zhushit dhe Basri Mujës më janë kërkuar 20 mijë euro për të tejkaluar me sukses procesin e akreditimit, në atë takim të parë nga Armend Muja më është thënë se këto para po kërkohen për këta të dy dhe për një të tretë në Ministrinë e Arsimit por që edhe përkundër insistimit tim të kuptoj se kush ka qenë nuk e kam kuptuar”, deklaroi dëshmitari Berisha ti ketë thënë Armend Muja në emër të Ferdije Zhushit e Basri Mujës.


Aktgjykimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës është shpallur sot, duke e gjetur fajtor Mujën për veprën që ngarkohej.

“Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest juridiko civil”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi, Muja të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Insajderi.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close