Epilogu

Deputetët pajisen me kartela të reja, pasi ua vodhi Liburn Aliu

Tashmë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë pajisur me kartelat e reja për votim. Gjatë ditës së sotme deputeti i VV-së, Liburn Aliu ka vjedhur kartelat e deputetëve në mënyrë që ta pamundësojë votimin e Demarkacionit.

Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se të gjithë deputetët janë pajisur me kartela dhe të njejtit kanë mundësi të votojnë në rast se hedhet në votim demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Seanca e sotme për demarkacionin ka dështuar të vazhdonte për ta nxjerrë në votim këtë marrëveshje pasi deputetët e VV-së kanë hedhur katër herë radhazi gaz lotsjellës. Për këtë rast disa prej tyre edhe janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë ndërkombëtarët vazhdimisht po bëjnë thirrje që të votohet demarkacioni. Kjo marrëveshje llogaritet si njëra prej kushteve kryesore që do t’u mundësonte kosovarëve liberalizimin e vizave.

Exit mobile version