Epilogu

Deputeti Armend Muja/ 4500 euro të hyra mujore, 16 mijë euro kursime në bankë

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Armend Muja, ka deklaruar mbi 4500 euro të hyra neto familjare në muaj, raporton portali Front Online.

Muja ka deklaruar 1800 euro pagë mujore nga Kuvendi i Kosovës, 2250 euro pagë mujore nga kolegji “Riinvest”, përderisa paga e bashkëshortes së tij në Qeverinë e Kosovës është 460 euro.

Muja, i cili po e kundërshton tërheqjen e kursimeve të Trustit nga qytetarët, poashtu ka deklaruar mbi 16 mijë euro kursime në bankat komerciale të vendit.

/Front Online/

Exit mobile version