Epilogu

Deputeti i LVV-së merr pension mbi 10 mijë euro nga FSK, aty e ka edhe djalin

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë. 

Qytetarët e varfër të Kosovës panë sot se udhëhiqen nga njerëz të kamur, me shumë paga e pasuri të paluajtshme, shkruan Demokracia.com.

Në mesin e deputetëve që ka të ardhura të majme, përveç pagës së Kuvendit, është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Dugolli, i cili është prej deputetëve më të zëshëm jashtë sallës së Kuvendit dhe ka arsyetim për çdo skandal të Qeverisë Kurti, përveç pagës së Kuvendit prej 19 mijë e 3 euro në vit, ka deklaruar se merr edhe pension vjetor nga Forca e Sigurisë së Kosovë në vlerë 10 mijë e 476 euro.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i cili është shprehur kundër tërheqjes së parave nga TRUSTI Pensional, në vitin e kaluar ka tërhequr nga kursimet pensionale 2 mijë e 976 euro.

Pension të parakohshëm nga FSK, që dikur ishte edhe TMK, merr edhe gruaja e Dugollit që punon në PTK. Ajo merr pension 1 mijë e 957 euro nga FSK dhe pagë vjetore 7 mijë e 200 euro.

Në FSK atij i punon edhe një fëmijë, që merr pagë 9 mijë e 84 euro në vit. /Demokracia.com/

Exit mobile version