Epilogu

Deputeti i Nismës thyen rregullat e distancës fizike, merr pjesë në iftar

Deputeti i Nismës thyen rregullat e distancës fizike, merr pjesë në iftar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pavarësisht thirrjeve që po bën për ta ruajtur distancën dhe mos tubimin ne grupe të mesha të qytetarëve, kjo thirrje nuk po respektohet.

Në muajin e shenjte të Ramazanit, qytetarët po vazhdojnë të mblidhen për iftar të përbashkët duke shkelur rregullat e IKSHPK-së dhe qeverisë.

Policia ndërhyri në një familje ku ishin mbledhur 30 veta për iftar.

Thyerjen e rregullave po e bëjnë edhe zyrtarët shtetëror. Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Haxhi Shala, i cili ka qenë në një iftar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kleçkë të Malishevës, bashkë me një grup bashkëluftëtarësh.

“Iftar me bashkëluftëtarët në Kleqkë, në Odën e UÇK-së”, ka shkruar Sadri Shala, në rrjetin social Facebook, postimin e të cilit e ka shpërndarë edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

Exit mobile version