fbpx
Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes po ndërton lagje luksoze në një tokë të privatizuar

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani është duke ndërtuar lagjen “Panorama”, e cila pritet të jetë ndër lagjet më të mëdha në Kosovë.

Kjo lagje po ndërtohet në një tokë të shtetit, e cila është privatizuar në vitin 2010 në Ferizaj.

Ai në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ka thënë se ka në pronësi disa troje që kushtojnë miliona euro dhe një shtëpi banimi, dy vetura e ari, shkruan Indeksonline.

Kështu, shtëpia e tij kushton 35 mijë euro, katër troje në vlera prej 50 mijë euro, 300 mijë euro, 2 milionë e 300 mijë euro dhe një tjetër prej 795 mijë e 265 euro.

Tutje, veturat e tij kushtojnë njëra 5 mijë e 500 euro, kurse tjetra 6 mijë e 500 euro, prej tyre njëra është e gruas së tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close