Epilogu

“Deputeti i VV-së ka dosje në Polici për posedim të drogës”, ja kush e thotë

Deputeti nga radhët Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ishte akuzuar se ka dosje në Polici për posedim të narkotikëve.

Zyrtari i AAK-së, lir Baldedaj, por edhe zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ia kanë përmendur këtë akuzë deputetit të VV-së, Arbër Rexhajt.

Ai ka akuzuar publikisht kandidatin për deputet nga VV, Arbër Rexhajn se ka dosje në polici për posedim narkotikësh. ‘Në 2005 ka procesverbal në Polici për posedim narkotikësh’, ka thënë Baldedaj duke thënë se shumë shpejt do të dalin dhe do të bëhen publike.

Baldedaj ka thënë tha e gjitha mund të argumentohet nëse shkohet në Polici dhe gjendet dosja

Abelard Tahiri, i cili udhëheq Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ia ka përmendur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt, për një rast të pretenduar të shoqërimit të deputetit në stacion policor për substanca narkotike.

Sipas Tahirit, deputeti nga Prizreni “është mësuar me shoqërime në stacione policore”.

“Tash kur po përmendet policia, Arbëri ka nga pak edhe fobi prej policisë sepse u mësu me u shoqëru disa herë në stacione të policisë për disa substanca jo fort të ndershme, prandaj ky e ka ngapak edhe telash e fobi çështjen e policisë”, akuzoi Tahiri, Rexhajn. /gazetametro.net/

Exit mobile version