Lajme
Deputeti i VV-së: LDK-ja vendosi me vullnetin e tyre, kundër vullnetit të popullit!
Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajçinovci, ka thënë se “sa kohë Hashim Thaçi dhe PDK dilnin të parët në zgjedhje, këta thonin se pa të parin s’ka qeverisje sepse nuk e lejon Kushtetuta”.
Bajçinovci ka shtuar se presidenti po e deformon Kushtetutën, kundër vullnetit të popullit.“Sa kohë Hashim Thaçi dhe PDK dilnin të parët në zgjedhje, këta thonin se pa të parin s’ka qeverisje sepse nuk e lejon Kushtetuta. Tani që s’janë të parët thonë se s’ka rëndësi i pari sepse janë një shumicë e stisur parlamentare dhe një president që e deformon Kushtetuten, ata që vendosin me “vullnetin e tyre”, kundër vullnetit të popullit”, ka shkruar ai