fbpx
Lajme

Deputeti i VV-së për Klan Kosova: Shkrimi im ka qenë reagim i kërkuar nga mjekët

cDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha, i cili ka shkaktuar reagime të shumta pas shkrimit të tij në Facebook se kanë vdekur pesë persona në Gjakovë si pasojë COVID-19.

Batusha në një prononcim për Klan Kosovën tha se shkrimi i tij ishte kërkesë për reagim nga stafi mjekësor.

Deputeti i Vetëvendosjes theksoi se tre persona ishin konfirmuar të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa dy të tjerë dyshoheshin se ishin me COVID-19.

“Unë kam marrë informacione nga stafi mjekësor se kishin vdekur pesë persona. Tre nga ata ishin me COVID-19 ndërsa pesë të tjerë dyshoheshin që ishin me COVID-19. Mjekët më kërkuan që ta bëjë një shkrim si reagim”.

Batusha shtoi se ka pasur ankesa nga stafi mjekësor se bombolat e oksigjenit kishin dështuar tre herë.

“Reagimi im është bërë si thirrje për të pasur më shumë kujdes. Jemi në një situatë të rëndë. Stafi mjekësor ka thënë se ka pasur tre herë dështim të bombolave të oksigjenit. Jemi në një gjendje të rëndë dhe pajisjet mjekësore nuk janë dhe aq të mira”.

“Reagimet kanë qenë tek numri i viktimave. Për mua nuk ka rëndësi sa kanë vdekur, sepse edhe një jetë e njeriut është shumë e rëndësishme. Ata janë kapur për mua për numër”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close