Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan siq duket është duke krijuar pakënaqësi tek aktivistët e kahershëm e të devotshëm të saj.
Në reagimin e fundit të z. Arben Mehmeti, i cili gjatë viteve të fundit ka qenë zëri më aktiv i LDK-së në Gjilan, ka reaguar për fenomenin e fundit të inkuadrimit të njerëzve të caktuar në LDK-në e Gjilanit. Gjithashtu në reagimin e tij përmenden edhe sulmet e lufta që po ju bëhet aktivistëve të hershëm të LDK-së në Gjilan.
Këtë reagim e ka mbështetur edhe znj. Valentina Bunjaku e cila momentalisht është deputete dhe personalitet me ndikimin në LDK-në e Gjilanit.
Mos të harrojmë që para pak javësh edhe asamblisti z. Isa Agushi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e LDK-së. /epilogu/
Më poshtë keni reagimin e plotë;