Epilogu

Deputetja e VV-së e denoncon në polici djalin e dëshmorit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka denoncuar në polici dy persona dhe një portal, për publikim të të dhënave të saj personale. Pas kësaj me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast për nxitje të përqarjes dhe mosdurimit, mëson Gazeta Online Reporteri.net, nga burime policore në Prishtinë, ku edhe është paraqitur rasti.

Ditë më parë pasi deputetja e VV’së Fatmire Kollqaku kishte bërë një postim në Facebook duke cituar fjalët e një analisti serb i cili vlerësonte Albin Kurtin si njeri të pashantazheshëm pasi nuk ishte i akuzuar për krime lufte sikurse paraardhësit e tij, në rrjetet sociale e edhe në disa portale pati reagime kundër saj. Aasaj më pas iu publikuan të dhëna personale në rrjetet sociale e më pas edhe në disa portale, ku dëshmohej se e ka nënën serbe.

Reporteri.net, mëson se deputetja Kollçaku, në polici ka deklaruar se të dhënat e saj personale dhe dokumente i ka publikuar në rrjetet sociale një person me inicialet B.R, emër i njohur për redaksinë. Këto dokumente më pas i ka publikuar edhe një portal kosovar.

Përveç personit me inicialet B.R, ajo ka denoncuar edhe personin me inicialet A.M, gjithashtu emër i njohur për redaksinë, për të cilin ka thënë se vazhdimisht publikon në rrjete sociale postime që nxisin urrejtje ndaj saj.

Gazeta Online Reporteri.net, ka kontaktuar deputetën Kollçaku, por ajo nuk ka pranuar të fjlas për këtë temë, por nuk e ka mohuar se rastin e ka paraqitur në polici. /Reporteri.net

Exit mobile version