Epilogu

Deputetja e VV-së znj. Millaku ngatërron Veselin me të dënuarin për vrasjen e Komandat “Drinit”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në deklaratat e saj për vrasjen e komandant Drinit, ka ngatërruar Kadri Veselin me Sali Veselin, i cili është dënuar për vrasjen e komandant Drinit.

Millaku gjatë seancës së djeshme është shprehur se Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”. Ndërsa, gjatë seancës së sotme ajo iu drejtua Veselit se ka pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë.

Mirëpo, në aktakuzën e përmendur nga Millaku bëhet fjalë për të dënuarin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit.

Veseli ka reaguar ndaj deklaratave të Millakut duke thënë se nuk ka pasur asnjë ftesë nga Prokuroria lidhur me rastin.

Sali Veseli, ish-anëtar i SHP të UÇK-së dhe gjeneral i TMK-së, është dënuar nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prizren për vrasjen e Ekrem Rexha, me 15 vjet heqje lirie, kurse i akuzuari tjetër, Abit Haziraj, ish-pjesëtar i UÇK-së, ishte nga akuza për mungesë dëshmish.

Gjeneral Sali Veseli është arrestuar më 8 maj 2001. /Insajderi.com

Exit mobile version