Epilogu

Deputetja e VV’së thotë se s’ka grup Kurti, por Qeveri me mijëra mbështetës

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi, i cili dje tha se grupi i Kurtit duhet të japë përgjegjësi për shtytjen e studentit në vetëvrasje. Ajo ka thënë se Thaçi po e luan rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit, por jo edhe të Presidentit unifikues, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Mullhaxha ka thënë se nuk ka një grup të tillë, por se ka Qeveri Kurti në detyrë me qindra mijëra mbështetës.

Sipas saj, së shpejti do të vijë edhe Qeveria Kurti 2.

“President, nuk ka grup. Ka një #QeveriKurti në detyrë me qindra mijëra mbështetës. E së shpejti vjen edhe #QeveriaKurti2”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version