Epilogu

Dëshmia e gjeneralit gjerman: Si i rrëzoi avokatja e Thaçit pyetjet e gjyqtarit për UÇK-në?

Gjenerali gjerman Dietrich Jensch ishte dëshmitari i 63-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai dha dëshmi gjatë ditës së djeshme, dhe në fund u mor në pyetje edhe nga gjyqtarët e rastit.

Më aktivi me pyetje ishte gjyqtari zviceran, Genel Metro.

Ky i fundit në disa prej pyetjeve tentoi ta ballafaqojë dëshmitarin me dështimin e UÇK-së për të kontrolluar situatën në zonën e Prizrenit.

“Çfarë masash ka marrë UÇK-ja për të ndaluar kaosin me të cilin jeni përballur?”, e pyeti gjyqtari, raporton Nacionale.

“Unë nuk kam parë asnjë masë për të parandaluar ose zvogëluar kaosin, përveç pikave të kontrollit. Nuk më kujtohet asnjë masë tjetër nga UÇK-ja”, ia ktheu dëshmitari.

“A ta kuptojë sikur doni të thoni që policinë ushtarake nuk e keni parë të jetë përpjekur për të mbrojtur civilët?”, e pyeti sërish gjyqtari zviceran, për të cilin Nacionale kishte raportuar se bën pyetje sygjestive.

“Po, nuk e kam parë”, tha dëshmitari gjerman.

Pas pyetjeve të gjyqtarit, në këmbë u ngritën mbrojtja e Hashim Thaçit. Njëra prej avokateve të Thaçit,, Nina Tavakoli, e ballafaqoi dëshmitarin me disa shënime të kolegëve të tij, ku dëshmoheshin masat e UÇK-së për të parandaluar krimet. Kjo duke përmbysur përgjigjet që dëshmitari dha në pyetjet e gjyqtarit zviceran.

“Pyetjet ua bëri Metro se çka bëri UÇK-ja për të ndaluar dhunën. Kolegët tuaj kanë bërë këtë shënim në ditar: ‘përmbledhje nga KFOR. Në bisedimet me figurat e vjetra myslimane e komandantët në Dragash, të dyja palët u pajtuan në mënyrë solemne që nuk do të merrnin hak kundër njëri-tjetrit’. Jeni në dijeni?”, e pyeti Tavakoli.

“Jo, nuk kam dijeni për këtë”, u përgjigj dëshmitari.

Tavakoli vazhdoi me raporte të tjera që u duk demantonin përgjigjen fillestare të dëshmitarit.

“Raporti nga OPS Info për refugjatët të cilët në mënyrë të përsritur janë informuar se KFOR-i do që popullata të qëndrojë dhe UÇK-ja ka sinjalizuar dakordimin që ata të qëndrojnë. Keni dijeni për këtë?”, pyeti avokatja.

“Unë tani po e shoh raportin në gjermanisht. Pashë pak më përpara. Do të thoja ta verifikoni këtë paragrafin që lexuat”, tha gjenerali gjerman.

“Kjo është pjesë e provave, aty thuhet: “dy luftëtarët që ofrojnë shërbimet e tyre për heqjen e minave”. Keni dijeni për këtë?”, pyeti sërish Tavakoli.

“Jo, nuk kam pasur dijeni për këtë”, u përgjigj dëshmitari i 63-të.

“Pra ka pasur zhvillime në zonën tuaj për të cilat ju nuk keni pasur dijeni, ky është përfundimi?”, pyeti sërish avokatja.

“Për këta dy luftëtarë të UÇK-së nuk e di çka të them sepse kam qenë në qytet tjetër. Këtu bëhet fjalë për një vend tjetër”, tha dëshmitari.

“Nuk po iu qortoj, thjesht po them që nuk mund të kontrollonit çdo gjë që ndodhte?”, ishte pyetja e radhës.

“Po”, tha dëshmitari.

“Pra ka pasur raste që ndonëse kishit kompetencë ligjore nga ana e UÇK-së ka pasur persona që ofronin ndihmë, të qetësojnë situatën, kjo duket nga ky ditar?”, ishte pyetja e radhës.

“A doni të tregoni se ishin bashkëpunues unë nuk e di, kanë ofruar të marrin pjesë. Por në çfarë baze nuk e di”, tha ai.

Tavakoli e ballafaqoi me një tjetër ditar ku përmendej komandant Drini.

“Titulli “Diskutime me komandantin Drini: janë bërë diskutime me komandantin Drini për çarmatosjen e UÇK-së në ndërtesën e MUP, oferta e Drinit për të mbështetur brigadën nëse ka probleme me hajdutët. Propozim për krijimin e një force policore të përbashkët”. Duke qenë se jeni kanë i përfshirë, a iu kujtohet kjo?”, tha avokatja.

“Po më kujtohet”, ia ktheu dëshmitari.

“Sipas raportit ka pasur diskutime me komandant Drini, dhe Drini është ofruar ta mbështesë brigadën nëse do të kishte probleme?”, pyeti avokatja e Thaçit.

“Nuk ka ndodhur në praninë time”, u përgjigj dëshmitari.

Nacionale javë më parë kishte raportuar se gjyqtari në fjalë bënte pyetje sygjestive për dëshmitarët.

Exit mobile version