Epilogu

Dëshmitarët norvegjez: Mund të njiheni me disa fakte të cilat hedhin poshtë akuzat e Dick Marty-t

Këto intervista shpalosin sakrificën e popullit të Kosovës dhe luftën e pastër çlirimtare të UÇK-s, të rrëfyer nga humanistë të mëdhenj norvegjez. Kjo është njëkohësisht edhe një kundërpërgjigje ndaj  qarqeve serbofile si Dick Marty & Co, të cilët  hedhin baltë mbi fitimtaret e luftës  (UÇK-n heroike dhe NATO-n).

Intervistat e plota pa ndërhyrje:

Nufri R. Lekaj – Oslo

I/e nderuar lexues-e

Duke rregulluar arkivin  personal të kohës me ra në sy një revistë mjekësore norvegjeze e vitit 1999, dhe duke e lexuar seç mu kujtuan ngjarje  të kohës së luftës dhe të aktiviteteve të Bashkësisë Shqiptare në Norvegji. Nuk do ju humb kohë, ngase me siguri jeni të lodhur nga të bëmat qe lexoni për ditë, të individëve dhe organizatave/partive etj. Jeni të  lodhur nga meritokracia e para luftës, e luftës  dhe e pasluftës. Por ju kërkoj të keni durimin të lexoni ketë intervistë të mjekëve dhe infermierëve norvegjez të cilët kanë heshtur dhe heshtin pa kërkuar lavde e meritokraci, por si humanist të vërtetë ndihmuan popullin tonë.

Te dashur miq,

Ajo qe me shtyu ta përkthej dhe ta ndaj me ju ketë intervistë, është qe ju të mund të njiheni me disa fakte të cilat hedhin poshtë akuzat e Dick Marty-t, i cili na lansoi ”shtëpinë e verdhë” si vendin ku  UÇK- ja, ua paska nxjerrë organet serbëve të marrë peng/e të burgosur, me qëllim shitjen e tyre!

A thua miq të mi, sikur Tribunali i dhomave të specializuara të kishte folur me Prof. Dr. Med. Erik Fosse, Prof. Dr. Med Petter Andreas Steen apo Infermieren specialiste Kjersti Fiveland, do ta merrnin seriozisht raportin e ”famshëm” të Dick Marty-t?

Përkthim i artikullit nga revista ”DAGENS MEDISIN” nr 11/99, redaktuar nga Kjell Arne Bakke

NORWAC: Ndihma jonë kur lufta tërbohet

Të enjten më 27 maj një kolonë makinash futet në një fshat të vogël disa kilometra nga kufiri me Kosovën. Për një ditë e gjysmë tre mjek norvegjez, tri infermiere të specializuara bashkë me bashkëpunëtorët e tyre lokal ngritën një spital modern në Shqipërinë e varfër. Pacient civil e ushtarak ju vërsulën spitalit.

Të pakët ishin ata që dinin se çfarë ishte duke u zhvilluar kur një kolonë makinash shqiptare manovroi kilometrat e fundit rrugës së ngushtë me kthesa nga Kukësi për në fshatin e vogël shumë afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Kolona ndaloi para një shtëpie afër Xhamisë lokale,  mjekët dhe infermierët e organizatës Norwegian Aid Committee (NORWAC) bashkë me ndihmësit e tyre lokal të përberë nga shqiptarë të diasporës të cilët ishin pjesë e organizatës Në ndihmë Kosovës, që në realitet mund të konsideroheshin si Shërbim shëndetësor zyrtar i Kosovës, bartnin arkë pas arke.

Dy nga ata të cilët në jetën civile ishin radiolog dhe të shkolluar për teknikën mjekësore kuptuan se ishte duke u ngritur një spital top modern. Menjëherë ja nisën punës për të themeluar ”repartin e radiologjisë” dhe ”centralin e sterilizimit” brenda natës.

Gjatë disa orëve ata bën radiografinë e tridhjetë pacientëve civil e ushtarak. Paralelisht me ngritjen e spitalit NorHosp, mjekët norvegjez trajtuan dhe diagnostikuan të plagosur nga lufta,  kryesisht nga plumbat dhe granatat.

Fillimisht kishim kryesisht ushtarë të plagosur të UÇK-s. Pasi popullata civile kuptoi se aty ishte grupi i kirurgëve norvegjez, iu drejtuan spitalit për ti ndihmuar edhe ata, refugjat të plagosur nga Kosova por edhe raste të shqiptarëve lokal të cilët kishin nevojë për ndihmë profesionale. Grupi i kirurgëve kishte ardhur në një zonë që ishte shumë e prekur nga lufta. Një ngjarje kishte prekur kirurgët që erdhën në spital javën e kaluar: Një familje katër anëtarshe ishte goditur nga një granatë artilerie, njëri nga fëmijët vdiq, tjetri u desh ti nënshtrohet një amputimi e pastaj u dërgua për shërim.

Të gjithë i kemi trajtuar pa dallim.

Javën e parë pas ngritjes së spitalit, grupi i kirurgëve norvegjez dhe mjekët lokal kanë trajtuar mbi 250 pacientë, pa dallim a ishin ushtar të UÇK-s apo të tjerë.

Shqiptarët pa ndonjë ofertë solide shëndetësore, e vlerësojnë shumë ketë  dorë të zgjatur të ndihmës nga Norvegjia, ku u angazhuan dhe u bën pjesë e ekipit norvegjez të cilët kishin eksperienca nga zonat e luftës në Afganistan, Palestinë, Liban, Ruandë, Bosnje e Sudan për ta ngritur spitalin fushor.

Ekipin të cilin e koordinoj patologia nga Spitali Universitar i Oslos, Kristin Refsdal, e cila lëvizte me karrocë  të hendikepuarish, pjesë e Shoqatëspër ndihmë mjekësore në Kosovë nga Norvegjia, ka përfshirë njerëzit e specializuar nga fusha të ndryshme si kirurgji, anestezi dhe trajtime traumash. Udhëheqës i grupit të kirurgëve ishte  Profesor dr. Med. Erik Fosse. Profesor i veprimeve mini invazive dhe video ndërhyrjeve pranë Universitetit te Oslos, njëherit shef i repartit të traumës në Spitalin shtetëror në Oslo (Rikshospitalet).

Me vete kishin pajisje të plota për një spital dhe materiale përdorimi për të kryer 200 operacione, si dhe ilaçe për një veprimtari njëmujore. Brenda shumë pak ditësh në fshatin shumë afër kufirit u ngrit një spital me repartin e pranimit, dhomën e operacioneve me të gjitha pajisjet sipas standardeve norvegjeze, reparti intensiv, ai i shtretërve dhe laboratori. Një gjenerator furnizonte me energji edhe aparaturat për sterilizim dhe radiografi. Me vete nga Norvegjia kishin marr: shtretër, barela, dyshek, rroba, fasho, infuzion dhe material tjetër për një përdorim. Reparti i rekvalencës dhe kujdesit nuk i takonte spitalit, këto detyroheshim ti improvizojmë sipas situatës, gjë e cila është e domosdoshme në këso situata.

Grupi i radhës i cili zëvendësoi grupin e parë, solli me vete furnizime të reja  e të nevojshme për spital,  ilaçe dhe një aparat për diatermi. Spitali norvegjez kishte një nam në atë kohë si spitali më i mirë në gjithë Shqipërinë.  Vend  shumë i varfër dhe me një sistem shëndetësie që kishte sfida të mëdha. Ndër të tjera thuhet se vendi ka vetëm një makineri CT,

dhe kryesisht ata që kanë mundësin për të paguar mund të marrin ndihmën mjekësore, të tjerët mbesin pa të edhe në rastet kur alternativë është vdekja.

Në ditët e para të NORWAC-ut aty, përfaqësuesit vendor pyeten se a do mund të vazhdonin punën aty, pasi të ketë përfunduar katastrofa e Kosovës?

Ka rëndësi që ndihma që jepet në rastet akute të forcoj infrastrukturën e vendit në plan afatgjatë, p.sh. duke i ndihmuar spitalet shqiptare të traumës me pajisje të duhura. Kjo do ta ndihmonte edhe një situatë sikur jemi sot, thotë Erik Fosse,i cili është skeptik për ndihmat ad-hoc në situata krize dhe kërkon perspektiva afatgjate në fushën e punës me kriza.

Një dhuratë për shqiptarët e Kosovës

Iniciativën për ngritjen e spitalit fushor në Shqipëri e kanë marrë shqiptarët në Norvegji.  Bashkësia Shqiptare në Norvegji, respektivisht departamenti i saj mjekësor (Shoqata për ndihmë mjekësore në Kosovë) së bashku me NORWAC, kanë kërkuar nga Ministria e Jashtme Norvegjeze mjete financiare për ta themeluar spitalin fushor.

Në situata të tilla NORWAC gjithmonë shkon me një koncept për spital të plotë – NorHosp, dhe me një minimum të personelit me ekspertizë të nivelit të lartë. Qëllimi nuk është për të zgjedhur problemet e shëndetësisë dhe pastaj ta marrin spitalin me vete dhe të lejnë një zbrazëtirë. Përkundrazi, ne jemi këtu në ketë fshat për tua mësuar mjekëve dhe infermierëve kirurgjinë moderne të luftës, ashtu që ata të jenë në gjendje ta bëjnë një punë të mirë pasi ne të jemi larguar.

Spitali është dhuratë për shqiptarët e Kosovës. Të njëjtën gjë e kemi ber para 10 vitesh në Rumani dhe me atë rast e kemi lënë spitalin aty – thotë mjeku i anestezisë Profesor dr. Med. Petter Andres Steen, i cili zakonisht punon në repartin e urgjencës të Spitalit Universitar në Oslo.

Ekipi i kirurgëve norvegjez krijoji përshtypjen se personeli lokal mjekësor ashtu siç është edhe në Norvegji, kanë përvojë me trajtime të civilëve d.m.th. nuk kanë njohuri për trajtimin modern të plagëve të luftës.

Kjo do të thotë: njohuri të mira në anestezi, heqjen sa është më e mundshme të indeve të vdekura, si dhe pastrimin e plagëve nga ndotjet që rezultojnë nga plumbat, copëzat e metaleve nga granatat dhe minat, fashosjen me ujë të kripur dhe trajtim me pak antibiotikë. Nuk duhet tentuar të hiqen plumbat dhe copëzat e metaleve nëse ato nuk janë të dukshme. Pacientët në Norvegji jetojnë me shumë metale në trupin e tyre thotë Fosse, dhe shton se ka një fiksim të fortë për frakturat. Si Steen ashtu dhe Fosse saktësojnë se gjithçka duhet ber si duhet që në fillim, nuk ka kohë për të ber ndërhyrje të njëpasnjëshme në një situatë akute nëse operimi i parë nuk ka qenë i mirë.

Para se të vinim ne, mjekët lokal nuk hiqnin fare indet e vdekura, ata mbushnin plagët me pambuk të njomur me jod dhe pastaj jepnin sasi të mëdha antibiotikësh. Shumica e plagëve infektoheshin dhe kishte rezultat të keq.

Si e bënin anestezinë mjekët dhe infermierët lokal?

Sa më duket mua nuk përdornin fare anestezi. P.sh. ata fusnin një fasho mes kockave të thyera të krahut pa anestezi. Për pjesën postëoperative i kemi udhëzuar në përdorimin e infuzioneve intravenoze, ata ketë nuk e dokumentonin si duhet prandaj nuk kishin kontroll të saktë se sa ilaçe u kanë dhen pacientëve… thotë Steen

Po ju si ja bënit ?

Ne bënim operimet në mënyrën tonë, mjekët lokal na asistonin. Ata mësonin shpejt kur shikonin rezultatet dhe me këtë unë mendoj ne kemi dhënë kontributin tonë për shpëtimin e më shumë jetëve në të ardhmen se sa ata të cilët i ndihmuam aty, thotë Steen. Dhe shton, kthimi tani këtu në shtëpi më duket një ndryshim shumë i madh.

Loti i humanizmit

Infermierja e repartit të operacioneve, shefe e repartit për sterilizimin e pajisjeve pranë spitalit Aker Sykehus Kjersti Fiveland, ishte poashtu me grupin e parë. Në kohën e lirë ajo është anëtare e bordit të NORWACut.

Kur luftërat shpërthejnë dhe nevojat për spital ritën, ka rëndësi që ne të ndihmojmë. Norvegjia e pasur, mund të kontribuoj me pajisje moderne dhe personel mjekësor për ti  trajtuar të gjithë njëlloj pa dallim race, religjioni përkatësie politike apo mundësie pagese. Ne e kemi ber ketë në vende tjera, tani e bëjmë në Shqipëri.

Shëndetësia në vendet e varfëra u jep përparësi pacientëve të pasur të cilët kanë mundësi të paguajnë për qëndrimin e tyre në spital thotë Kjersti Fiveland, e cila ka përvojë si infermiere operative dhe koordinatore lokale e projektit shëndetësor të NORWACut në Liban. Ne përfaqësojmë një veprim të papritur humanitar në një përditshmëri brutale, posaçërisht për civilët të cilët nuk pranohen në spitale.

Si është situata e ushtarëve të UÇK-s?

Përditshmëria e tyre eksponohet me frikën për plagosje serioze dhe vdekjen, si pasojë e drejtpërdrejtë e trajtimit të gabuar apo mungesës së trajtimit. Neve shpesh na thuhet se ushtarët e ndjejnë veten më të sigurt sepse trajtimin e duhur ua jep ”spitali norvegjez” thotë Fiveland.

Grupi norvegjez, nga shumë ushtarë të cilët ishin nisur rrugës për detyra të reja në Kosovë ka dëgjuar: ”Morali në front është i fortë sepse e dimë se ka një ofertë reale spitalore nëse plagosemi”

Bashkëpunimi lokal

Para se të ngritët spitali fushor në Shqipëri, kemi krijuar një lidhje të ngushtë me shqiptarët në Norvegji dhe përmes tyre me udhëheqësin e Ndihmë Kosovës dr. Shaip Muja i cili shpesh përmendej si ministër i shëndetësisë në egzil. Ai ka përcjell kolonën e makinave nga porti i Durrësit dhe ka garantuar që gjithçka të arrinte në fshatin e vogël afër kufirit. Muja ka lidhje të mira me Ministrin shqiptar të shëndetësisë, organizata e tij është zyrtarisht e pranuar, prandaj operon lirshëm në Shqipëri.

Grupi i kirurgëve ka pasur një takim me zëvendësministrin e shëndetësisë kur kanë kaluar nga Tirana. Për NORWAC këto lidhje të mira kishin rëndësi për të krijuar siguri dhe punë të mirë për ne. Ne gjithmonë përpiqemi të krijojmë lidhje të mira me organizatat lokale dhe kjo bën që shumë rrallë të kemi vështirësi në organizimin e veprimtarisë tonë. Forca jonë është në atë se aty ku vendosemi kemi sigurinë dhe besimin e plotë.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme ka thënë se iniciativa jonë është një ndihmë konkrete e vetme e kësaj natyre dhënë shqiptarëve të Kosovës nga ndonjë vend perëndimor në ketë konflikt, thotë – Fosse

Mund shpejt të vendoset në Kosovë

A mund të jetë aktuale të zhvendoset spitali në Kosovë?

Nëse është dëshirë e shqiptarëve të Kosovës ta zhvendosin spitalin, është e natyrshme të shohim se a është kjo gjë praktikisht e mundshme.  Para se të marrim një vendim për zhvendosje duhet të verifikojmë sigurinë e mjekëve, infermierëve, e para së gjithash të pacientëve thotë Fosse. Nëse forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe KB-s, marshojnë brenda dhe marrin kontrollin mbi luftën, NORWAC-u nuk ka asnjë kundërshtim ta zhvendosim, sepse ne besojmë që NORWAC  mund të ketë një rol për të kontribuar në fazën e rindërtimit së bashku me organizatat tjera humanitare, thotë Fosse.

Fakte: / NORWAC (Norwegian Aid Committee)

Themeluar në vitin 1983.

Komiteti palestinez (organizatë norvegjeze në mbështetje të palestinezëve) ka dërguar personel mjekësor në Liban dhe Lindjen e Mesme që nga viti 1975. NORWAC është themeluar pasi qe vendi (Libani) është invaduar nga forcat izraelite në vitin 1983. Sot NORWAC është një organizatë e pavarur e cila vazhdon të dërgojë personel mjekësor në Liban. Organizata është e varur nga ndihma prej MPJ dhe NORAD-i, për të realizuar projektet në Lindjen e Mesme, nga maji i këtij viti poashtu në Ballkan. NORWAC kërkon nga ata që angazhohen të marrin pjesë së paku me një periudhe tre-katër javëshe. NORWAC ka një të punësuar, të tjerët janë idealistë, të cilët kryesisht punojnë në shërbimet shëndetësore norvegjeze.  Organizata ka zyrën në Oslo dhe mund të telefonohet në nr. 22712867

Exit mobile version