Epilogu

“Dëshmitarët e rremë kundër Thaçit” reagon djali i Donald Trump “godet” Jack Smith-in: Skandal korrupsioni

Richard Grenell, njëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Donald Trump i cili momentalisht po udhëheq edhe në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme ka reaguar ashpër ndaj ish-prokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

Ai ka treguar në një reagim në X se Jack Smith pengoi negociatat e ish-presidentit Hashim Thaçi duke treguar se ai akuzohet për sjellje të pahijshme prokuroriale. Sipas Grenell ekzistojnë kasetat e dëshmitarëve që tregojnë për montimet e Jack Smith. Ai u ka bërë thirrje gazetarëve amerikanë që ta hulumtojnë rastin duke i shpërndarë edhe disa dokumente ku thuhet që Jack Smith i ka marrë 16 milionë euro nga disa oligarkë rusë.

“@LauraSSpark raportuar në @HashimThaciRKS duke u akuzuar nga Jack Smith menjëherë përpara negociatave përfundimtare me Donald Trump – por më pas nuk u ndoq për të kuptuar pse çështja e Jack Smith u shpërbë (Thaci është ende në burg). Jack Smith akuzohet për sjellje të pahijshme prokuroriale dhe më shumë. Kasetat e dëshmitarëve ekzistojnë. Akuzat janë shpërthyese. Pra, pse mediat amerikane po e injorojnë atë? Sepse gazetaria ka vdekur. Gazetarët e DC thjesht duan të përsërisin punën e dikujt tjetër. Kaq pak gazetarë bëjnë kërkime origjinale”, shkruan Grenell në X.

https://twitter.com/richardgrenell/status/1785353019955245373?s=48

Ai tutje e ka shpërndarë edhe deklaratën e Halit Sahitaj i cili fillimisht ishte i afërm me Zyrën e Prokurorit të Specializuar e në fund kishte treguar se si i kishte montuar akuzat me skenar të Jack Smith e Faik Imerit i cili ishte dhe është i afërm me BIA-n serbe.

“Halit Sahitaj, një biznesmen me origjinë nga Kosova, pretendon se nga nëntori 2020 – janar 2022, ai ishte udhëzuar nga zyra e Jack Smith për të bindur oligarkët Mikhail Prokhorov dhe Vladimir Potanin që të paguanin 16 milionë dollarë ryshfet në mënyrë që të qëndronin jashtë listës së sanksioneve amerikane”, thuhet në dokumentet dhe reagimin e shpërndarë në X.

https://twitter.com/codyave/status/1735858103466504236

Për këtë super skandal ka reaguar edhe djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në profilin e tij në X ka shkruar se kjo nënkupton skandal korrupsioni duke e shpërndarë reagimin e Richard Grenell.

“Jack Smith ka një histori të kësaj – brenda dhe jashtë vendit Ric Grenell @RichardGrenell ekspozon një skandal të madh korrupsioni që media amerikane refuzon ta mbulojë. Oh pyes veten pse”, ka shkruar Donald Trump Jr.

https://twitter.com/DonaldJTrumpJr/status/1787139260308430856

Exit mobile version