fbpx
Lajme

Dëshmitari C i EULEX: Deklaratat e mia kundër Grupit Drenica i ka dhënë Naim Miftari, më thanë do ta shërojmë gruan

Naim Miftari i cili e ka shpallur veten si agjent të SHIK-ut, njësoj si Nazim Bllaca, duket se nuk ishte asnjëherë i tillë. Në seancën e vitit 2014, dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it e përmendi në seancë duke treguar për inskenimin që Naim Miftari ia kishte bërë Grupit Drenica.

Në seancën e mbajtur të premten në vitin 2014, në rastin e gjykimit të “Grupit të Drenicës” është përcjellë me tension dhe polemika në mes trupit gjykues dhe dëshmitarit “C”. 

Dëshmitari i mbrojtur ka mohuar në tërësi deklaratën e dhënë më herët në Prokurorinë e EULEX-it, madje ka kërcënuar se do ta zbulojë identitetin e tij, shkruan atë Koha Ditore. Ai akuzoi Prokurorinë se e kanë keqpërdorur lutjen e tij për ndihmë, meqë e kishte gruan të sëmurë.

“Më përdorët në tragjedinë e familjes sime. Më mashtruat. Kërkuat që edhe gruaja e ime të më bind që unë të bashkëpunoj me ju. Deklaratën më thatë se e ka dhënë dikush tjetër dhe e di emrin e personit që ka dhënë deklaratën, por ju duhet ta lexoni. Më thatë se nëse pranoj bashkëpunimin, ne do ta shërojmë gruan”, ka thënë dëshmitari “C” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ai ka thënë se deklarata që tash pretendohet se është e tij, është dhënë nga një person me emrin Naim Miftari, dhe se ky vetëm e ka nënshkruar.

AMP:

Me vendim të trupit gjykues dhe me kërkesë të prokurorit, Martin Hackett, dëshmitari i mbrojtur “C” ishte shpallur dëshmitar armiqësor.

https://archive.koha.net/?id=3&l=35986&fbclid=IwAR1TaSIhiHAGMBKAUFCwyJnn4SXQyMBmDcqXLzEYtzz6JDp9u6Y6SGwZLuQ

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close