Dëshmitari C (Nazmi Maloku) dëshmoi kundër UÇK-së në EULEX në këmbim të ndihmës mjekësore ndaj gruas së tij, në fund u tërhoq dhe e akuzoi EULEX-in

Dëshmitari C i cili ishte dëshmitar kundër Grupit Drenica në EULEX në fund e kishte treguar identitetin e tij. Ai ka treguar se është Nazmi Maloku.
Ai fillimisht ishte dëshmitar i mbrojtur me emrin e koduar si dëshmitari C. Ai i ka ndryshuar dëshmitë e tij disa herë. Herë kundër Grupit Drenica e me EULEX-in e herë kundër EULEX-it.
E gjithë historia sipas dëshmitarit Maloku filloj kur ai kishte bërë padi ndaj dy mjekëve në vitin 2012 kur gjatë lindje në vitin 2000 i kishin vdekur dy fëmijë, ku më pas sipas dëshmitarit ishte ftuar nga EULEX-i për të dhënë deklaratë lidhur me rastin. E të njëjtën deklaratë sipas dëshmitarit e kishte nënshkruar në gjuhen angleze, duke shtuar se pas dy javësh EULEX-i e kishte thirr për ta nënshkruar deklaratën në shqip.
“Kur jam shku në EULEX e kam pa, ajo u kanë jo deklarata jeme, por me u friku njeri çka ka pas në atë deklaratë”, tha Maloku duke pretenduar se EULEX ia kishte ndryshuar deklaratat.
Dëshmitari C (Nazmi Maloku) kishte pranuar të dëshmoi kundër Grupit Drenica në këmbim të ndihmës së EULEX-it kundrejt gruas së tij. Gruaja e dëshmitarit C nuk e kishte pranuar këtë ofertë.
“Përkundër kësaj, ai thotë se ishte kontaktuar përsëri. Me ftesë të EULEX-it, ai thotë se ai bashkë me gruan e tij kishin shkuar që të takoheshin me zyrtarët e EULEX-it. Ai pretendon se gruas së tij i kishin thënë se ajo do të merrte ndihmën mjekësore lidhur me gjendjen e saj nëse arrinte ta bind ankuesin që të jep dëshmi kundër komandantëve të UÇK-së në rastin Drenica. Gruaja e tij kishte refuzuar kurse EULEX-i u kishte thënë që të shkonin“, kishte thënë Nazmi Maloku pas padisë që ia kishte bërë EULEX-it në vitin 2015.
Padia e plotë: https://hrrp.eu/alb/docs/Decisions/2015-04%20Nazmi%20Maloku.pdf
I njëjti dëshmitar fillimisht kishte pranuar që të bëhet dëshmitar i EULEX-it kundër komandantëve të UÇK-së së Zonës së Drenicës kundrejt ndihmës financiare e mjekësore nga EULEX.
Ai madje kishte dëshmuar kundër Sabit Gecit dhe Sahit Jasharit.
Ivan Bullatoviq ishte komandant i policisë serbe në Drenas. Dëshmitari C e kishte akuzuar Sabit Gecin se ai e ka vrarë Ivan Bullatoviqin me motorsharrë.
https://telegrafi.com/deshmitari-c-sabit-geci-e-vrau-bulatovicin-me-motorsharre/
Dëshmitari C – Nazmi Maloku, në një moment gjatë seancës gjyqësore në EULEX kishte thënë se mallkuar qoftë dita kur kërkova ndihmë në EULEX.
https://kallxo.com/shkurt/permbledhje-lajmeve/deshmitari-mallkuar-qofte-dita-kur-kerkova-ndihme-nga-eulex-i/
Shumica dërrmuese e dëshmitarëve të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale janë të tillë. Ata në këmbim të të mirave materiale, strehimit jashtë vendit apo ndihmës mjekësore kanë pranur të falsifikojnë dëshmi kundër UÇK-së.

