Epilogu

Dëshmitari i mbrojtur tregon për dhunën fizike të hetuesve ndërkombëtar për të dëshmuar kundër UÇK-së

Gjykata Speciale është duke i ritrajtuar rastet e UNMIK-ut, EULEX-it e Tribunalit Penal për Ish-Jugosllavinë. Të njëjtët raste dhe të njëjtit dëshmitarë është duke i thirrur e dëgjuar, duke provuar që ta bëj lidhjen me hierarkinë e UÇK-së.

Një dëshmitar i mbrojtur në rastin Drenica, kishte dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Rrotlla”. Ai kishte treguar për shantazhin dhe presionit që i kishte pranuar nga autoritetet ndërkombëtare, për të firmosur kundër Grupit Drenica.

Neve na kanë sjellë (sulmu), policët e tyre ndërkombëtarë“, ka treguar dëshmitari.

Në pyetjen e gazetarit Milaim Zeka, ku të kanë sjellë, dhe a po kur të kanë marrë në pyetje, dëshmitari është përgjigjur “këmbëve sepse e kam ndryshuar një deklaratë dhe më kanë sjellë. Më kanë ra se më kanë thanë ty të ka plagosë Samiu, me urdhër të Samisë je i plagum, ata thojshin t’i nënshkruaje deklaratën që je i plagosur prej Samisë, që Sami Lushtaku as nuk ka ditë fare për rastin tem të arrestimit në Mitrovicë. E kam vërtetu si rast. Ishin dy policë të UNMIK-ut në vitin 2007, pa prezencën e Salustros. Me i pa fytyrat e tyre kurrë nuk i harrojë, m’kanë ra në zog të këmbës që kam piskatë kogja shumë, se m’kanë ra papritmas.

Dëshmitari më tutje ka treguar se si ishte joshur nga EULEX-i.

Herën e parë më kanë propozu në vitin 2010, m’kanë thanë është rregull me t’pyet, a do a s’do ti e di, këto kushte i ki, me shku ku të duash ti, me krejt familjen ose vetë, po nuk kemi guxim me të lanë të lirë, e kemi domosdoshme me të largu, unë e kam mohu kategorikisht“, ka thënë dëshmitari në Pa Rrotlla.

Dëshmitë dhe intervistat janë të publikuar edhe në mediumet e tjera dhe në youtube.

Exit mobile version