Rrustem Tetaj ishte dëshmitar kundër Ramush Haradinajt në Hagë dhe sot është dëshmitar kundër Thaçit në Gjykatën Speciale.
Rrustem Tetaj ishte kapur në vitin 1998 duke gënjyer dhe duke spiunuar UÇK-në. Ai i kishte gënjyer ushtarët se po shkonte në Jabllanicë, ndërsa kishte shkuar në Pejë për të spiunuar. Ai gjithashtu e kishte pranuar se ka qendruar afër kazermës së ushtrisë serbe.
Gjatë ditës së sotme ai ka dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Avokati i Thaçit e ka zënë ngushtë dhe në rrenë disa herë gjatë marrjes në pyetje.
“FARK nuk do ta merrte parasysh UÇK-në”, kishte thënë Rrustem Tetaj në Hagë para shumë vitesh, por që kur e ballafaqoi me këtë konstatim avokati i Thaçit, ai e mohoi. Por pastaj e ballafaqoi me dokumentin ku ai kishte thënë dhe e uli kokën.
Në Hagë, Rrustem Tetaj e kishte pranuar se ka dezertuar bashkë me Tahir Zemajn. Gjatë dezertimit dhe për faj të tyre ishin vrarë disa ushtarë të UÇK-së.
Rrustem Tetaj dezertimin e kishte pranuar në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi.
PYETJE: A e keni lënë UÇK-në në zonën e Dukagjinit bashkë me Tahir Zemajn dhe dy ushtarë të FARK-ut më 8 shtator 1998? U largove sepse kishe një hernie të vogël dhe kishe nevojë për trajtim në Shqipëri. Me Tahir Zemajn keni rënë dakord që të tërhiqeni nga Kosova, për të parandaluar viktima civile dhe ushtarake, pasi ishit pothuajse tërësisht të rrethuar nga forcat serbe. Ky është paragrafi 105 i deklaratës suaj në faqen 28. Keni konsideruar se ishte një vendim shumë profesional i z. Tahir Zemaj?
DËSHMITARI Rrustem Tetaj: A. Po, kështu ishte.