fbpx
Lajme

Dështoi të bëhet deputet, por Edi Pruthi rehatohet me punë në Kuvend – e ndihmoi Armend Muja

Kandidati i Listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Edi Pruthi, nuk arriti të sigurojë vota për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.


Megjithatë, ai dështoi ta merrte vetëm ulësen e deputetit, pasi një të tillë do ta ketë tash e mbas, shkruan “Jepi zë”.

Pruthi është punësuar në Kuvendin e Kosovës dhe, hic më larg se sot, ai është parë në vendin e punës gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Nuk dihet saktë pozita e tij, mirëpo merret vesh Pruthi është ndihmuar nga vetë kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja.

Se Muja ka gisht në rehatimin e kandidatit që dështoi të bëhet deputet, e ka konfirmuar vetë Pruthi me anë të një postimi në Facebook. Duke shpërndarë postimin e Mujës, Pruthi e konfirmon se është pjesë e Kuvendit.

Urime dhe suksese Armend. Të na prija e mbara”, kishte shkruar ai para gjashtë ditësh.

Ndërkohë që sot, ai u pa i ulur pranë ulëses së kryetarit të këtij Komisioni, Armend Mujës, dhe hamendësohet që ai e ka angazhuar si këshilltar të tij.

Sidoqoftë, Pruthi kishte rezultuar kandidati më i dobët i VV-së në Mitrovicë, pasi vetëm ai nuk siguroi ulëse në Kuvend. Armend Muja, Faton Peci e Arjeta Fejza kishin fituar votat e nevojshme./jepize.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close