fbpx
Lajme

Dështon seanca për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Sot ka dështuar mbajtja e seancës për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, në Kuvend

Kjo pasi që partnerët e koalicionit të Qeverisë nuk morrën pjesë në seancë, shkruan IndeksOnline.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një konferencë shtypi ka thënë se Lista Serbe që është partner në koalicionin qeverisës nuk ka marrë pjesë në seancë dhe rrjedhimisht nuk ka pasur kuorum për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

 “Ne sot tentuam që të mbanim seancën e jashtëzakonshme për leximin e dytë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, mbajtja e kësaj seance u pamundësua nga një pjesë e partnerëve të koalicioni dhe nga veprimet obstruktive të opozitës. Nuk po vjen Lista Serbe në seancë. Kërkoj që të gjithë deputetët e Kosovës të vijnë e t’i kryejnë detyrat e veta kushtetuese. Një pjesë e opozitës dhe koalicioni qeverisës po bën veprime obstruktive”, ka thënë Gashi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close