Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 e ka shkelur një të mitur në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.
Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili deri më tani është duke u mbajtur fshehtë nga të gjitha institucionet dhe ende nuk është konfirmuar për mediat.
Demokracia.com ka mësuar se viktima është I.B., fëmijë 10-vjeçar i gjinisë mashkullore, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar me emergjencë në spital.
Arsyeja e këtij aksidenti është mospërshtatja e shpejtësisë nga ministrja Rozeta Hajdari ndaj kushteve të rrugës.
Demokracia.com ka mësuar se ministrja Rozeta Hajdari ishte me veturë personale kur e ka shkaktuar këtë aksident, konkretisht me një Ford Fiesta, ngjyrë e kaltër.
Demokracia.com ka kontaktuar ministren Rozeta Hajdari lidhur me këtë aksident, por ajo nuk është përgjigjur në telefonin e saj.
Policia, po ashtu, nuk ka kthyer ende përgjigje, pavarësisht insistimit të Demokracia.com për të marrë detaje rreth ngjarjes./Demokracia.com/