fbpx
Lajme

Strategjia e dezertimit të Tahir Zemajt/ Rrëfim deri në detaje nga një ushtar që ishte pjesë e komplet historisë

Një storie interesante e kishin përgatitur dy gazetarët: Ernest Luma dhe Skender Krasniqi në vitin 2001. Detaje interesante kishte treguar një ushtar i cili ishte pjesë e komplet rrugëtimit të dezertimit të Tahir Zemajt.

Strategjia e dezertimit / Rrëfim deri në detaje nga një ushtar që ishte pjesë e komplet historisë

“Plani për dezertim është bërë disa ditë para se të largohej ai nga kazerma e Prapaqanit, kurse në fshatrat që e përkrahnin Tahir Zemajn ishin njoftuar me kohë për dezertimin e tij, shkruan një dëshmitar okular që dëshiron të mbetet anonim. Popullata duhej mbledhur në Isniq dhe Strellc dhe aty duhej bërë dorëzimi i armëve, sipas marrëveshjes. Ditën kur ushtarët e Zemajt, të përqëndruar në Prapaqan dhe Baran për largimin e dezertimin e tyre, në Jabllanicë (tash Shqiponjë), Llukë dhe në fshatrat e tjera andej Lumit të Decanit, zhvilloheshin luftime të ashpra. Në kronikë shkruan se në fshatrat ku ishin të koncentruara forcat e Zemajt nuk zhvilloheshin kurrfarë luftimesh.

8 shtator 1998. Ora 17:00. Ikja nga kazerma ishte bërë pa ndonjë arsye dhe pa u zbrazur as edhe një fishek. Të gjithë ikën me urdhër të komandantit, pa i njoftuar bile as ushtarët e gjendur në atë moment nëpër pika. “Tërheqja taktike” nuk i kishte përfshirë as dhjetëra të plagosurit tjerë. Pas kthimit të ushtarëve nga pikat e rojës, në kazermë cdo gjë kishte përfunduar. Ajo ishte e zbrazët nga ‘banorët’ e deriatëhershëm dhe aty mund të shihje vetëm municion, predha artilerie dhe komplet dokumentacionin e administratës ushtarake.

Të prirë nga Tahir Zemaj, ushtarët e tij ishin grumbulluar në Strellc të Ultë, duke pritur agun e hershëm, si kohë më të përshtatshme për t’ia mbathur dhe për ta kaluar rrugën kryesore Pejë-Decan. Pastaj, në Grykë të Strellcit, majori eprorëve të tij ua mban një fjalim, duke e arsyetuar “tërheqjën” me kinse “planin për rrethimin e Podit të Gështenjave”, ku ishin të koncentruara forca të mëdha ushtarake serbe.

Marshimi kishte vazhduar bjeshkëve të Strellcit. Me të mbërritur te vendi ku ishin strehuar të plagosurit, ushtarët e pyesin komandantin (Tahir Zemajn): Çfarë duhet të bëjmë me të plagosurit ?”. Komandanti: Ushtria nuk ka mundësi të merret me ta”! Ndër të plagosurit ishin edhe eprori i tij nga Peja, Faruk Xhemajli dhe vëllai i Ramush Haradinajt e ushtar i dalluar i UÇK-së, Enver Haradinaj, por edhe shumë të plagosur të tjerë. Derisa këtë të fundit, pa ison e Zemajt e marrin përsipër disa të afërm të tij, eprorin Faruk Xhemajli e marrin në përkujdejse vullnetare fshatarë bujarë nga Strellci.

Të gjithë marshonin drejt bjeshkës. Askush nuk e dinte të vërtetën. Ushtria e mashtruar mendonte se do të luftojë për Podin e Gështenjave, ndërsa komandanti Tahir Zemaj, ishte i sigurt dhe i qartë në rrugën e tij. Vetëm ai e dinte se c’po bëhej, derisa binte nata.

Të nesërmen në mëngjes jipet urdhëri për t’u nisur drejt kufirit. Komandanti dekonspirohet para ushtarëve, duke i lënë kështu të gjithë me gojë hapur. “Ne do të nisemi për në Shqipëri dhe me të mbërritur atje, këto armë që i kemi do t’i grumbullojmë në një vend dhe ju psh… në to, se me to nuk luftohet”. Kështu ka thënë majori në një fjaim që pak para mësyemjes së kufirit ua ka mbajtur ushtarëve të tij, duke u premtuar sërish se aje do të posedojnë armë moderne dhe me ushtrime të përsosura. Podi i Gështenjave u harrua…

Komandant Tahir Zemaj urdhëron marshimin drejt Milishecit, ndërsa pas të kuptuarit nga pararoja se forcat serbe po vëzhgonin, ata ndërrojnë drejtim kah Huni i Magjupit, ku edhe e kalojnë natën. Eprori kishte llogaritur të kalonte në Shqipëri përmes trekufirit Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri. Në mëngjes me të arritur në pikën trekufitare hasin në forcat serbe. Pararoja, e përbërë nga tre ushtarë, vrapon në zënien e pozicioneve, me c’rast bie në pritë. Aty e pësojnë ushtarët Shpëtim Bobi, nga Lybeniqi dhe Sadri Vishaj, nga Belegu. I treti arrin të shpëtojë. Kronikani anonim shkruan se gjatë tërheqjes në Strellc të Epërm, pas kalimit të magjistrales, Shpëtim Bobi kishte bërtitur: “Na tradhtuat!”, ndërkohë që njëri nga eprorët ia kishte tërhequr vërejtjen që mos flasë kështu sepse mund ta pësojë apo të japë përgjegjësi.

Njëzet vullnetarë qenë paraqitur për t’i tërhequr kufomat e dy të rënëve, ndërkohë që, sic thotë kronikani anonim, Tahir Zemaj kishte bërë planin për t’i sulmuar forcat serbe në anën e kundërt. Por, ai nuk e kishte bërë këtë. Bile as që u kishte shkuar në ndihmë njëzet djemve vullnetarë, pasi që kishte filluar përleshja. Në këtë luftë kishte mbetur edhe një i vrarë – Xhevat Sejfiaj – “Snajperisti” nga Gllogjani. Zemaj heq dorë tash nga komandimi dhe përgjegjësia ushtarake, duke u thënë ushtarëve se “kush të dëshirojë mund të kalojë edhe nëpër Plavë”, pa kurrfarë përgjegjësie ushtarake”.

Ndërkaq, së bashku me eprorë dhe ushtarë, ai niset në drejtim të Rugovës, duke lënë pas tre ushtarë të vrarë, në luftën për të ikur nga Kosova. “Me arsyetimin se po niset për të siguruar ushqime dhe se do të takohet me Ramiz Muriqin, Tahir Zemaj me një pjesë të eprorëve, me të mbërritur te Lugu i Shkodrës, në drejtim të Rugovës, arrin t’u ikë ushtarëve, duke i lënë ata pikë e pesë bjeshkëve pa busullë e adresë”, përfundon rrëfimin kronikani anonim.

Yll Morina – i plagosuri i braktisur që nga përjetësia do ta rëndojë gjithmonë ndërgjegjen e Tahir Zemajt.

“Të plagosurit të braktisur në Dukagjin, në shtatorin e dezertimit të madh të shtatorit 1998. Në ikje e sipër, Tahir Zemaj thuhet të ketë lënë 17 të plagosur në Spitalin e Kryshecit, në mesin e të cilëve edhe Yll Morinën, i cili, pastaj, më shumë se gjashtë muaj me radhë, deri në frymën e fundit, bashkë me dhembjen e plagëve do të vuajë edhe fyerjen e dyfishtë të ditëve të fundit të jetës së tij: Atë shpirtërore të braktisjes nga komandanti dhe lënies në duar të armikut dhe atë të plagëve jo vetëm që nuk ia shëronin, por ia rëndonin edhe më tepër torturat në spitalin-burg (për të) të Prishtinës, të administruar nga serbët.

“Djali im për asnjë për asnjë moment nuk është konsideruar si pacient, por si i burgosur, në Spitalin e Prishtinës”, thotë Avdullah Morina, baba i Yllit, teksa me rrënqethje kujton shtatorin e vitit 1998, kur Ylli, i plagosur, kishte rënë në duar të policisë serbe.

Babai i Yll Morinës ishte shprehur se “Tahir Zemaj mban përgjegjësi të madhe mbi vete, për atë që ka bërë. Ylli ndoshta shumë kohë do të trokasë në ndërgjegjen e Tahir Zemajt”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close