ROLI I SHQIPËRISË NË (MOS) PËRKRAHJE TË UҪK-së
Shkruan : Reshat Sahitaj 2 maj 2022 / EPILOGU
Shkas i këtij shkrimi, janë shkrimët dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të R.Shqipërisë, të cilët menjëherë pas çlirimit të Kosovës, i glorifikojnë ato pak veprime e aktivitete në favor të vetëvetës dhe disa prej tyre insistojnë se janë themeluesit e pavarësisë së Kosovës. Madje ndonjëri shkon edhe më largë dhe ankohët se Kosova nuk po i vlerëson objektivisht kontributiet e tyre në vendosjën e gurthemeleve të shtetit tonë më të ri në botë.
Paskal Milo në librin e tij « Ditari i një ministri të jashtëm » shkruan : « Keshtu ka ndodhur në shumicën e rasteve edhe me Rambujenë e konfliktin në përgjithësi në Kosovë, ku kontributi i Shqipërisë e i popullit të saj ose është mohuar, ose është anashkaluar. Kjo është e padrejtë sepse Shqipëria i dha të gjitha çfarë kishte për të dhënë, ndau vuajtjet, dhimbjet, sakrificat e sfidat me shqiptarët e Kosovës, u dha strehë mbi 500 mijë shqiptarëve në mos më tepër, vuri në shërbim të aleatëve të NATO-s të gjithë territorin e saj, hapësirën ajrore e atë detare, priti e përcolli forca aleate, ushtarë e gjeneralë, liderë botërorë e diplomatë të të gjitha niveleve. Ajo u bë baza dhe prapavija kryesore e luftës, jo vetëm e shqiptarëve, por i të gjithë atyre që kërkonin që regjimi i Millosheviçit të ndëshkohej jo për hatër të popullit të Kosovës, por edhe për paqen e stabilitetin e Ballkanit, por edhe të Evropës ».
Para se të vazhdoj të sqaroj rolin dhe kontributin e Shqipërisë në përkrahje të Kosovës, do ta analizoj paragrafin e cituar më lartë që Paskal Milo e fillon librin e tij. Qe në rreshtat e parë, padrejtësisht hedhë akuzë se Kosova, nuk po e vlerëson kontributin që e paska dhënë Shqipëria në favor të pavarësisë së Kosovës. Siç e keni lexuar, Paskal Milo krenohet që Shqipëria i ka strehuar 500 mijë të shpërngulurit, ka lëshuar hapësirën detare dhe tokësore aleatëve të NATO-s dhe ka pasur takime më liderët botëror. Nëse këto Paskal Milo i quan kontribute, çka mundemi të themi se të njejtën gjë e kanë bërë Maqedonia dhe Mali i Zi. Do ia rikujtoj Paskal Milos, se lëshimi i hapësirës tokësore, detare dhe ajrore ishin të përfshira në Marrëveshjet diplomatike të NATO-s, ku secili shtet që i ka liruar këto hapësira ishte edhe përfitues si psh. Maqedonisë i garantuan qendrushmërinë e kufinit dhe dhe shtetit të tyre që mos të shkatërrohej nga lufta shqiptaro-maqedone, e as nga apetitët bullgare. Në këtë marrëveshje çka ka përfituar Shqipëria e din Paskal Milo, sepse asokohe ishte Ministër i Punëve të Jashtme ose nuk din asgjë.
Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend se një burrshteti pas çlirimit të Kosovës do të lavdërohet për ndihmën dhe përkrahjën që ia ka dhënë apo nuk ia ka dhënë luftës sonë çlirimtare.
Duke qenë protagonist i shumë takimeve diplomatike europiane dhe me ato shqiptare e ne mesin e tyre edhe më Paskal Milon, në vazhdim të do bëj një pasqyrë të përgjithshme të takimeve me zyrtarë të lartë të huaj si dhe më Paskal Milon në verën e vitit 1988 në zyren e tij.
Nëna Shqipëri
Në gjysmën e atdheut të pushtuar nga forcat jugosllave, Shqipëria ishte shtylla kryesore ku gjenim shpresa shpirtërore dhe e quanim : « Nana Shqipëri ». Për ne, nuk kishte rëndësi që « Nana » jonë burgoste, vriste, maltretonte bijtë e bijat më të mirë të saj, ngase ajo kujdesët për çeshtjën madhore kombëtare. Nuk kishte rëndësi, as kur Nana Shqipëri e ndalonte Demaçin , Fazli Grajçevcin, Rexhep Elmazin, Fishtën …., jo . Mendonim se Nana Shqipërikujdesej për ardhmërinë tonë më të ndritshme. Kështu mendonim ne të rraskapitur e të masakruar nga UDB-a jugosllave. Duruam dhe e adhuruam Nanën Shqipëri e Enver Hoxhën e quanim « xhaxhai ynë ». Vetëm për emrin e tij, për fotografinë e tij, u vramë, u burgosëm, u shpërngulëm në shkretira e deri matanë detit.
Gjatë dekadave në robëri, ekzistonin dy rryma : enveristët dhe titistët. E para përfaqësonte të gjithë patriotët, kurse e dyta spiunët dhe pro-serbët. Si në të parën edhe në dytën kishte spiuna dhe patriota, e ngjarjet historike vazhdonin të rrjedhnin sipas plan-programeve të fshehta të njërës e të palës tjetër.
Gjatë viteve të ’90-ta situata në Kosovë ishte tendosur, por shpresat për një fitore përfundimtare ishin më të mëdha. Në Kretë, Fatos Nano dhe Millosheviqi zhvillonin bisedime në dëmin e Kosovës. Në Bruksel Sali Berisha në Komisionin Europian nënshkruante se Kosova është hapësirë demokratike e Jugosllavisë. Në Parlamentin Evropian vinin përsonalitete poltike të ftuar e të paguar nga eurodeputeti grek Avgerinos . Personalitetët politike nga Shqipëria nuk vinin në Parlamentin Europian për ta mbrojtur Kosovën , por as për t’i mbrojtur interesat e Shqipërisë. Greqia ishte kundër Shqipërisë që të anëtarësohej në B. Europian, e të gjithë personalitetët tona flisnin sipas vijës së trasuar greke.
Konferenca e parë e Sali Berishës në I.P.C. Bruksel
Gjersa po bisedoja më gazetarin e RTB Lucas Devos, pa e hetuar mbi supe më preku Idriz Basha (që më vonë u emërue ambasador i Shqipërisë në Bruksel) i cili më prezantoi me Sali Berishën, Gazmend Polo dhe një tjetër emrin e të cilit e kam harruar. U ngrita dhe u përshendeta duke i prezantua më mikun tim Lucas Devos. Pas pak çastësh Idrizi më largoi për pak sekonda duke më thënë se qysh nuk po entuziasmohëm e nuk po shprehëm i gëzueshëm që më takoi më Sali Berishën.
Në foto : Reshat Sahitaj duke biseduar më Lucas Devos gazetarin e RTB
Shumë më herët kisha ftuar dhe takuar : Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën , Rexhep Qosjën e shumë emra të njohur të politikës kombëtare dhe ndërkombëtare, kështuqë takimi më Sali Berishën e Gazmend Pollon nuk çonte peshë në mendjen time. Madje , mua më interesonte sensibilizimi i dramës kosovare e jo Partia Demokratike e Shqipërisë. Mirëpo edhe sikur të më interesonte nuk mund të bëja asgjë për PD-ën, sepse për promblemet në Shqipëri duhej të fliste dikush më origjinë nga Shqipëria. Kjo metodë e punës sime më së miri sqarohet në librin tim « Enver Hadri-ambasadori i parë kosovar », në të cilin e përshkruaj një takim më Princin e Habsburgve z Atto Van Habsburg. Në takim në mars 1983, me eurodeputetin O.V. Habsburg ishim : Idriz Basha, Enver Hadri dhe unë Reshat Sahitaj. Kur Idrizi filloi të fliste për problemet në Kosovë, Habsburgu i tha : « I nderuar doktor Basha , kqyri punët e tua e na folë për situatën në Shqipëri e jo për Kosovën. Për situatën në Kosovë , flasin këta dy e jo ti ». Nga ajo kohë e kuptova se për Kosovën duhet të flasin kosovarët , ndërsa për Shqipërin ata nga Shqipëria, sepse kjo , ngjarjeve u jepte kredibilitet. Më plasjën e luftës në Maqedoni, pavarësisht që me të gjithë diplomatët dhe institucionet e huaja kishim kontakte, Ekrem Krasniqi dhe unë kontaktët tona u kemi dhënë shqiptarëve të Maqedonisë. Këtë munden ta konfirmojnë Fazli Veliu, Musa Xhaferi…
Andaj, Salih Berishën e prita më gjakftohtësi e me respekt, por jo siç flisja me Demaçin , Qosjen, Rugovën apo ndonjë tjetër personalitet. Gazmend Pollo dukej shumë i ri dhe lënte përshtypje që ishte bartës i çantës së Salih Berishës. Tërë kohën rrinte pas trupit të Sali Berishës dhe aprovonte çdo gjë që thoshte. Tipat që i aprovojnë çdo fjalë të bashkëbiseduesit i urrej. Gazmend Pollon nuk e urreja, por më neveriste. Në Konferencën për medie në I.P.C. Salihu foli për rrëzimin e sistemit komunist, për guximin e tij , ndërsa gjatë tërë kësaj konference Idriz Basha dominonte duke e lënë nën hije shefin e PD-së të cilin vetë e kishte ftuar.
Më Salih Berishën do të takoheshim edhe shumë hera tjera në Parlamentin Europian, por jo i ftuar nga unë. Ai tanimë kishte krijuar rrjetin e tij më eurodeputetë kruesisht të P.P.E. që sihte Grupi më me influencë e ne mesin e të cilëve kisha edhe unë shumë miq që e përkrahnin Kosovën si Doris Pack, Otto Van Habsburg, Nicolle Fontaine…
Ministri i Mbrojtjës së Greqisë kundër Kosovës
Gjatë Konferencës së Grupit PPE të ftuar në prill 1997, në lokalin Nr 62 të Parlamentit Europian, ku ishin të ftuar liderët shumë vendeve botërore, nga Shqipëria ishte i ftuar Sali Berisha, ndërsa nga Kosova Lazer Krasniqi dhe Avdullah Kajragdiu dhe Behare Rexhepi që kishte ndërmjetësuar të Doris Packu të ftohej edhe Kosova. Mbledhja vazhdonte punimet, mirëpo Sali Berisha rrinte në kafenenë e Parlamentit duke biseduar më shqiptarët që atë ditë kishin ardhur ta takonin.
Ministri i Mbrojtjës së Greqisë, foli për situatën në Kosovë ku perveç tjerash tha : « Sipas informatave të sigurta që posedon Sherbimi ynë, Kosova nuk është duke luftuar për çlrimin e saj nga Serbia, por ata janë duke luftuar për flamurin musliman të Muhamedit. Ky grup islmaistësh shqiptar, po ushtron terror mbi popullsinë e vetë, kurse forcat serbe po i mbrojnë këtë pjesë të shqiptarëve të terrorizuar nga grupi islamist shqiptar. Ne duhet të marrim masa që këtë grup ta asgjësojmë ».
Pas përfundimit të fjalës së Ministrit grek, Behare Rexhepi e mori fjalën duke e kundërshtuar ministrin grek : « Kjo që folët ju i nderuar Ministër i Mbrojtjës, më vjen shumë keq që Shërbimi i Greqisë ju paska dezinformuar gabimisht apo ndoshta qëllimisht që ta njollsni rezistencën çlirimtare që po zhvillohet në Kosovë. Nuk është asapk e vertet që atje ka grupe islmaistësh që luftojnë për flamurin e Muhamedit, por ata luftojnë për flamurin e Skenderbeut që ishte mbrojtës i Europës për më shumë se dy dekada. Ju këtë e dini shumë mirë. Sa për informimin tuaj ju tregoj se unë jam shqiptare nga Kosova dhe nuk luftoj as për msulimanizëm e as për katolicizëm por për çlrimin e atdheut tim nga Serbia. Ja urdhëroni shikojeni letërnjoftimin ».
Lidhur më diskutimin e Behres, Avdullah Kajragdiu posa të kthehet në Kosovë do të shkruaj artikullin : « Në Bruksel Behare Rexhepi e para e theu akullin ».
Në të njejtën kohë sa po fliste Beharja, unë i nervozuar shkova në kafenenë ku rrinte Sali Berisha : « Ҫka hamain po folë më keta muta, kur atje Ministri i Greqisë po folë kundër Kosovës ?! Me pare të popullit dhe të Parlamentit Eurpian ke ardhur këto të dëgjosh e jo të bisedosh me shqiptarë ». Sali Berisha mbet i hutuar nga fjalët e mia të ashpra e banale. Nuk më kundërshtoi asnjë fjalë. « Ҫka mund të bëjë unë ? A është vonë t’i përgjigjem ?! « Eja pas meje i thashë dhe e ftova Musli Beqën dhe ia diktova tesktin që të shkruante në gjuhen frenge se çka duhej të fliste .Berisha.
Gjysëm ore më vonë Sali Berisha e mori fjalën dhe e kundpërshtoi ministrin e Greqisë. Kjo ishte përkrahja e parë në skenën e diplomacisë ku Shqipëria i doli zot Kosovës.
Kurrë më, nuk kam dëgjuar e as lexuar ndonjë deklaratë të zyrtarëve të lartë nga Tirana që të ngrisin zërin në Parlamentin Europian, në Këshillin Europian apo në NATO.
Pasi e permenda NATO-n , nuk mundem ta kaloj një sjellje infantile të Ambasadorit shqiptar në NATO, z. Artur Kuko. Gjatë një takimi që kishte pasur Artur Kuko me një përsonalitet të lartë në Bruksel, ai qendronte tërë kohën duke përtypur çamçakez (zvakaqa guma). Pas takimit personaliteti europian ia kishte dhuruar një libër të trashëgimisë kulturore të vendit të tij, kurse Arturi kishte shkue dhe dalur nga zyra më duarë në xhepa. Shumë vite më vonë dëgjova në lajme se Artur Kuko ishte kandidat për kryetar të Shqipërisë. Nga ky lajm u shqetësova e ne vete mendoja një Shqipëri dhe tërë shqiptaria në duarë të një ambasadori më çam-çakëz në gojë.
I zhgënjyer nga sjelljet e diplomatve të Shqipërisë
Sa herë më rastiste të takohesha me personalitete politike nga Tirana që vinin në takime në institucionet në Bruksel, ndahesha më i zhgënjyer se nga taikimet e mëhershme. Ҫ’po ndohte më pesimizmin tim ndaj Nënës Shqipëri ? Unë qe dikur isha në gjendje të vdisja për Enver Hoxhën, tani me takimet që kisha me zyrtarët e Shqipërisë zhgënjesha dita më ditë. Nga ata prisja që të flisnin për situatën në Kosovë e të përkrahnin çeshtjën tonë. Jo. Asnjë fjalë për Kosovën ! Kur Perëndimi i vuri embargon Serbisë, Shqipëria i furnizonte më naftë tankset dhe autoblindat serbe që mbanin nën kontroll Kosovën. Kur bijtë e bijat tona vriteshin në vijën e frontit kundër forcave serbe, në Shqipëri kalironte krimineli Arkan me sejmet e tij. Kur luftëtarët e lirisë shkonin për furnizim në Shqipëri, vritëshin në prita jo nga bandat por nga bandat e telekomnduara shtetërore. I njihja personalisht të gjithë zyrtarët e Tiranës që vinin në Bruksel, andaj nuk prija që këta të ngrisin zërin për Kosovën.
Marsi i vitit 1998. Në Prekaz ndodhi masakra në familjën e komandant legjendar Adem e Hamëz Jashari. Në lokalët e Parlamentit Europian ksiha përgatitur një ekspozitë më fotografi të fëmijëve e të rriturve që forcat serbe kishin ushtrue mbi popullin tonë të pafajshëm. Kjo ekspozitë u bë edhe në lokalet e Radio « Dojçe Vele » pak ditë më vonë. Ambasadorët nga Shqipëria të instaluar në Bruksel, jo që nuk folën një fjalë por as që erdhën me vizitue ekspozitën të cilën e hapi eurodeputeti Jack Vanden Melebrouck, e pastaj foli Xhafer Shatri si Ministër i Informatave te R. Kosovës.
Diplomacia pas perdeve
Lufta në Kosovë po merrte permasa të mëdha. Sipas informatave UҪK-ëja kishte çlirue 35% të territorit të Kosovës. Gjatë bisedave me zyrtarë të lartë europianë, shihej një gëzim në fyturat dhe bisedat e tyre. Nëse UҪK-ëja arrinë t’i çlirojë 45% të territorit-më thonin zyrtarët e huaj- UҪk-ja trajtohet si forcë ushtarake e jo rebele. Gjatë kësaj kohe kisha bërë takime me ministrin e Mbrojtjes të Belgjikës dhe zyrtarë të NATO-s për Bislim Zyrapin që ishte Drejtor i SH.P. dhe Mujë Rugovën që ishte emëruar ambasador i Kosovës në Gjermani. Më herët kisha bërë takime për Fazli Veliun, Adem Grabovcin ,Ibish Nezirin.
Sipas Paskal Milos në shkrimin « Shpiëria dhe UҪK-ëja, prapaskena të historisë » që kryesisht i kushton rëndësi diplomacisë së UҪK-së e në fakt nuk tregon asgjë, sepse nuk ka njohuri për asgjë lidhur me diplomacinë e UҪK-së qëështë zhvilluar. Në fakt, duhet cekur se Paskal Milo e ngushton me ose pa qëllim fushëveprimin e diplomacisë kosovare duke u koncentruar vetëm në një rrafsh atë të UҪK-së, duke e injoruar diplomacinë që e ka zhvilluar Ibrahim Rugova, Adem Demaçi etj vite të tëra. Nëse bëhët një pasqyrë e diplomacisë kosovare ajo duhët të analizohet në tri rrafshe apo në tre faktorë : a) diplomacia e mergimtarëve, b) diplomacia e periudhës së LDK-së dhe c) diplomacia e UҪK-së.
- Diplomacia e zhvilluar nga diaspora jonë i ka rrënjët menjëherë pas okupimit të Kosovës, mirëpo faza tjetër fillon nga 1981-1999. Në fazën e parë, është Enver Hadri dhe ekipi i tij Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi dhe Gani Azemi. Eshtë e kuptueshme qe Enver Hadri dhe ekipi i tij nuk ishin të emëruar nga Kosova, sepse vendi ishte i sunduar. Gjatë kësaj kohe Enver Hadri i hapi dyertë e Parlamentit Europian dhe janë zhvilluar qindra takime me zyrtarë të lartë të institucioneve botërore të instaluara ne Bruksel. Aprovohen dy rezoluta në Parlamentin Europian dhe për herë të parë në historinë e Kosovës, në maj 1989 dërgohet një komision nga 27 eurodeputetë në Kosovë për të vertetuar situatën dramatike që vuante populli ynë. A nuk është kjo diplomaci ?! Vrasja e Hadrit a nuk është vrasje e një ambasadori kosovar që më takimet e tij diplomatike e pengonte Jugosllavinë ?! Po të mos ishte e rëndësishme diplomacia e Enver Hadrit, Millosheviqi nuk do paguante 2milionë e gjysëm dollarë për vrasjen e tij (sipas dëshmitarit C 48 në GJ.Hagës) !
- Faza e dytë ku diplomacia kosovare e vazhdon aktivitetin më të madhe është lindja e LDK-së dhe koordinimi i faktorit të brendshëm më atë të diasporës. Kjo është faza më e bujshme , faza më produktive në fushën e diplomacisë kosovare e që Paskal Milo e ka injorue totalisht me apo pa qëllim vetëm ai e din. Vrasja e Enver Hadrit më 25 shkurt 1990, bënë që diplomacia jonë të vazhdojë diplomacinë me themelimin e Byrosë Informative të Kosovës në Bruksel. Themelimi i LDK-së bënë që Ibrahim Rugova të dali në skenën politike si përfaqësues i Kosovës.
Në mars të vitit 1990, aprovohet rezoluta e tretë e Parlamentit Europian në favor të Kosovës e në të njejtën kohë në sesionin e Strasburgut në lokalet e Parlamentit Europian organizohet ekspozita e fëmijëve të vrarë dhe konferenca për medie në qendrën e konferencave në Parlamentin Evropian e organizuar nga Byroja Informative e . Kosovës. Në qershor të vitit 1990, Behare Rexhepi në bashkëpunim me eurodeputetin Jack Vanden Melebrouck ftohet Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Bujar Bukoshi, Hivzi Islami. Ardha e delegacionit në Parlamentin Europian, ishte hapi i parë diplomatik që Ibrahim Rugova zyrtarisht po i bënte me zyrtarë të lartë europianë e ne mesin e tyre edhe kryetarin e këtij Parlamenti z Baron Krespo. Nga ky moment fillon të zhvillohet diplomacia kosovare e faktorit tonë politik të brendshëm. Nga kjo nuk duhet nënkuptuar se personalitetët tona të brendshme nuk kanë zhvilluar diplomaci në Kosovë. Gjermë në fundvitin e 1999-tës u zhvilluan një mori aktivitetesh diplomatike nga Byroja Informative e Kosovës me seli në Bruksel si : Konferenca e Paqes mbi Jugosllavinë ku Behare Rexhepi ishte urëlidhësese ne mes Ibrahim Rugovës dhe Konferencës së Paqes, e më gjërësisht lexone librin e Ambasadorit gjerman Gert Ahrens « Diplomacia mbi tehun e thikës » (Botim 2010 Washington DC). U realizuan mbi 27 rezoluta në favor të Kosovës nga Parlamenti Europian dhe nga Senati Belg. Si ka mundësi që Paskal Milo të anashkaloi diplomacinë e LDK-së , kur dihet që asokohe Ibrahim Rugova realizoi takime me burrat me të mdhenjë të këtij planeti ?! A nuk është diplomaci te takohej me Klintonin ? Si mundet Paskal Milo të anashkalojë diplomacinë që e ka zhvilluar Enver Hadri, Behare Rexhepi, Reshat Sahitaj e Gani Azemi dekada më radhë në Parlamentin Europian ; NATO etj ?!
- Faza e tretë i takon diplomacisë së LPK-së e shndërruar në UҪK. Eshtë e njohur se përfaqësuesit e LPK-së nuk e kanë preferuar diplomacinë si armë e domosdoshme për fitorën përfundimtare. LPK-ëja më shumëështë koncentruar në demonstrata dhe grumbullimin e armëve për t’i futur në Kosovë. Mirëpo më takimet e shumta diplomatike që bënte Ibrahim Rugova me zyrtarë të lartë botëror, LPK-ëja mbeti nën hije. Mbetën nën hije edhe për shkak të kontatkteve të tyre me parti të majta gjermane dhe me grupe ekstremsite kurdistane. Përfaqësuesit e LPK-së nuk e perdornin fjalorin e diplomacisë, por të forcës : « Nëse nuk fitojmë , tërë bota do të kallet » ishte motoja e secilit aktivist të LPK-së. Më fqizimin e LDK-së dhe takimet diplomatike, LPK-ëja e shihte rrezikun e dobësimit si faktor i brendshëm edhe i jashtëm. Andaj, për t’u faktorizuar duhej takime me zyrtarë të lartë europianë. Fazli Veli kryetar i LPK-së e kërkon ndihmën e Behare Rexhepit që t’i bënte takime. Duke u nisur nga fakti se Byroja Informative nuk ishte vasal i asnjë grupi e asnjë partie politike, por vepronte për realizimin e kerkesave që populli i Kosovës i shtronte, andaj në Bruksel e ftuam Fazli Veliun, Muhmet Kelmendin, Adem Grabovcin de Ibish Nezirin të cilët realziuan takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë. Ky ishte takimi parë diplomatik në historinë e kësaj Levizje, e që më pas do vazhdonte ky bashkëpinim në mes Beahre Rexhepit dhe LPK-së. Më vonë përmes Burosë Informative do të vinë në NATO, Senatin Belg, Parlamentin Europian… Bislim Zyrapi, Fehmi Lladrovci, Jakup Krasniqi, Bardhyl M ahmuti, Hashim Thaçi, Jashar Salihu etj.
Kopje nga ZËRI » takimet e Fazli Veliut në Bruksel të përgatitura nga Behare Rexhepi
Këto hapa të diplomacisë u permenden sipërfaqësisht pa u thelluar si janë zhvilluar dhe çka është biseduar, sepse më gjërësisht mundeni t’i gjeni në 7 vëllime « IDEALISTËT « (botuar 2018 –Prishtinë 3000faqe).
Letra e Gj.Bushit dërguar Millosheviqit që Paskal Milo nuk ka njohuri
Tani do them më hapur se Paskal Milo harron qëllimisht, se duke i falenderuar diplomacisë që ne kemi kemi zhvilluar në Bruksel, sot Kosova mundet të mburret së jemi i vetmi shtet ne botë ku Parlamenti Europian i nderoi me çmimin Sakharov dy personalitete tona : Adem Demaçin (1991) dhe Ibrahim Rugovën (1998). Do ia shtroja një pyetje Paskal Milos : Pse diplomacia e e Shqipërisë nuk arriti që Pjetër Arbnori ta fitonte çmimin Sakharov, më prestigjiozi në Europë ? Sepse ju nuk e keni ditur as ku gjendet Parlamenti Europian.
Në shkrimin e tij Paskal Milo vazhdon të shkruaj më sa vijon : « Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) si faktor ushtarak e politik ka historinë e saj për të cilën është folur e shkruar shumë. Ajo ka zhvilluar edhe diplomacinë e saj, në fillim në kushtet e ilegalitetit nëpër Evropë por duke filluar nga pranvera e vonë e vitit 1998 edhe kontaktet e para publike përmes përfaqësuesve të saj në vënde të ndryshme por edhe në Kosovë.Për t’i dalë përpara çdo keqkuptimi, termi diplomaci i përdorur në këtë rast ka karakter relativ dhe nënkupton kontakte me përfaqësues të vendeve e qeverive të ndryshme, jo zyrtare, informuese dhe sensibilizuese për gjëndjen në Kosovë… «
Qe në fillim Paskal Milo si ish-ministër i Jashtëm gabon dhe nuk ka informacione të mjaftueshme për diplomacinë e UҪK-së e aqë më pak të LDK-së. Në rastin konkret, kur dërgohen në Kosovë një delegacion eurodeputetesh prej më shumë se njëzetë nuk quhet diplomaci ilegale e as informuese, por thjeshtë diplomaci. Kur aprovohen mbi 27 rezoluta nga Parlamenti Europian gjatë njëzetë vitesh nuk quhet diplomaci ilegale por thjeshtë aftësi diplomatike.
Kur arrihet që brenda lokalve të OKB-së të bejmë konferencë për medie dhe kur Serbia e quan OKB çerdhe të UҪK-së nuk quhet ilegale por thjeshtë aftësi diplomatike e djelmoshave dhe vajzave të Kosovës në bashkëpunim me ministra të huaj.
Agjencia e lajmeve AFP – Konferenca e parë e UҪK-së në OKB Anne-Marie Lizin& Bardhyl Mahmuti, Reshat Sahitaj dhe Agush Buja
Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë z. Paskal Milo, në shkrimet e tij vazhdimisht i referohet letrave zyrtare, e asnjëherë takimeve në kabinetin e tij. Nga kjo rezulton se Paskal Milo nuk ka përvojë në diplomacinë e cila nuk zhvillohet permese letrave të hapura dhe bisedave gjysëm orëshe në kabinetin e tij, por ajo programohet prapa perdeve. Tjetër gjë flitët në letra e ndryshe veprohet në terren. Ja si shprehet Paskal Milo në shkrimin e tij : « Deri në nëntor 1997 UÇK-ja apo alternativa radikale e shqiptarëve të Kosovës për të arritur pavarësinë e saj nuk ekzistonte në axhendën diplomatike të Uashingtonit … ».
Bazuar në këtë që shkruan Paskal Milo, duket se ky nuk ka lidhje në diplomaci, sepse e harron letrën e GJ.Bushit dërguar Sllobodan Millosheviqit dhe Gjeneralit të tij, ditën e fundit të dhjetorit 1991. Letër e cila është e mbyllur në arkivat e Beogradit, por e publikuar në qarqet diplomatike perëndimore. Cili është sekreti i kësaj letrejeje që Beogradi e ka mbyllur për opinion ? Vetëm një fjali e kësaj letrejeje i tregon Millosheviqittë mos ta kalojë kufinin sepse Kosova është sferë amerikane.
Deklarata e gelbardit në Prishtinë
Paskal Milo shkon edhe më tutuje duke iu referuar deklaratave të personaliteteve botërore, që sipas tij asnjë shtet në botë nuk i përkrahte kërkesat e kosovarëve dhe citon Ambasadorin e SHBA-së R.Gelbard-in lidhur me deklaratën e tij për UҪk-në : « Është një grup tha ai, “i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm në çfarë bën dhe çfarë kërkon të bëjë. Ajo po merr mbi vete rrezikun e të etiketuarit organizatë terroriste nga qeveria e SHBA”. Një muaj më vonë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel në vizitën e tij në Tiranë, ndërsa deklaroi se “Kosova nuk është çështje e brendshme e Jugosllavisë”, pohoi gjithashtu se “pavarësinë e Kosovës nuk e mbështesim” dhe “as nuk përkrahim lëvizjen separatiste”.
Eshtë e domosdoshme t’i analizojmë deklaratat e Gelbardit për situatën në Kosovë. Duke e parë që gjendja në Kosovë ishte stagnuese që nuk ecnim as para e as mbrapa. Vrasjet, burgosjet e maltretimet ishin të përditshme, mirëpo nuk kishte asnjë rezistencë që bota të kishte preteskt të ndërhynte. Më të ardhur Gelbardi në Prishtinë tha : « Unë nuk jam superman ! ». Kjo deklaratë ishte një mesazh që i jepej popullit tonë se pa rezistencë nuk zgjidhet asgjë. Pas kësaj deklarat Unioni i Studentëve e organzoi demonstratën masive dhe gjërat filluan tëmarrin kahje tjetër. Jugosllavia duhej të shpartallohej copë-copë , por inisiativa duhej të vinte nga popujt që e përbënin e jo nga Perëndimi. Nëse Paskal Milo ka zhvilluar biseda miqësore e intime me zyrtarët e lartë perëndimor këtë gjë duhej ta ketë ditur, mirëpo duket se biseda të tilla nuk ka bërë kurrë ne jetën e tij, perveçse ndoshta në Beograd që sipas deklaratës së tij qe 15 vite rregullisht e viziton Beogradin në muajin tetor.
Nga deklarata e Kluas Kinkelit nenkuptohet hapur që Gjermania është përkrahese e Kosovës nëse bazohemi në fjalinë e tij kur thotë : Kosova nuk është çeshtje e brendshme e Jugosllavisë ». Kur një personalitet gjerman deklraon se Kosova nuk është çeshtje e brendshme e Jugosllavisë, këtu përgjigja është e nenkuptueshme. Diplomatët e huaj nuk e marrin daullën(tupanin) me të tregue se çka mendojnë.
Më këto e shumë shkrime tjera të Paskal Milos, përsonalisht konkludoj : Paskal Milo dëshiron të mbetët në histori si shtetthemelues i Kosovës siç edhe ka deklaruar dhe se është i vetmi që e ka vu gurin e parë ; Paskal Milo edhepse ka qenë Ministër i Jashtëm nuk ka lidhje më diplomaci, por faktet historike ia atribuon vetëvetës. Paskal Milo nuk ka njohuri mbi aktivitetët diplomatike që janë zhvilluar në favor të Kosovës.
Përvoja ime-gëzime dhe zhgënjime
Tani do të ndalëm në përvojën time dhe takimin tim në kabinetin e Paskal Milos sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe a gjeti Kosova përkrahjen e tij dhe të Shqipërisë për luftën që kishte filluar.
Më daljën në skenë të UҪK-së, diplomacia perëndimore ndryshoi qëndrimët lidhur më zgjidhjën e statusit të Kosovës. Në opinionin e gjërë flitej për një autonomi të zgjëruar, mirëpo në takime private me miqë të besueshëm bisedonim për shpartallimin total të Jugosllavisë. Sipas ekspertëve perëndimorë, Armata e Jugosllavisë konsiderohej si forca e katërtë në Europë, pas Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Shpartallimin e Jugosllavisë nënkuptonte shpartallimin e Armatës jugosllave.
Gjatë viteve të ’80-ta perëndimi bazohej në faktorin shqiptar, i cili më 1968 dhe 1981 kishte dridhur themelet e Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhe kohore ishte ngritur vetëdijësimi i shqiptarëve masovikisht. Ndryshimet e Kushtetutës të 1974, në marsin e vitit 1989 dhe ashpërsia e Millosheviqit duke shtuar masat e dhunshme, ndikoi në unifikimin e faktorit shqiptar. Ishte hera parë që intelektualët tanë kundërshtonin hapur vendimet e Francuska 7 të Beogradit. Intelektualët tjerë duke e parë që Beogradi nuk merrte masa ndaj këtyre, filluan ngadalës por vendosmërisht të rreshtohen në fushën kombëtare. Në anën tjetër Sllovenia dhe Kroacia përkrahnin kauzën tonë natyrisht që ata revoltën shqiptare e perdornin për interesa të tyre, mirëpo kjo ishte edhe në favorin tonë.
Më themelimin e LDK-së (që në fillim ishte Levizje ), në skenë doli Ibrahim Rugova si lider i pakontestueshëm e të gjithë shqiptarëve nën Jugosllavi. Disa vite më vonë për shkaqe materiale u krijuan edhe liderë tjerë si : Nevzat Halili në Maqedoni, Sulejman Uglanini dhe Mehmet Bardhi, në Mal të Zi, si edhe Riza Halimi në Luginën e Presheves. e më të cilët unë kisha relacione të mira për bashkëpunim. Të gjithë këta liderë ishin imitues dhe bashkëpunues më besnik të ibrahm Rugovës perveç Sulejman Uglaninit i cili i kundërshtonte opsionin e Rugovës.
Ekipi i Byrosë Informative të R.Kosovës, më vite të tëra kishte krijuar relacione miqësore më shumë eurodeputetë, gazetarë të medieve kombëtare dhe internacionale, senatorë dhe ministra nga shtete të ndryshme e veçanërisht belgë. Në mesin e miqëve të parë shquhej senatori Wily Kuijpers, euodeputetja Anne Marie-Lizin, e më vonë senatore, kryetare e Senatit dhe anëtare e Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim Eurpian.
Nga fundi i vitit 1997 dhe gjatë vitit 1998, UҪK-ëja ishte bërë faktor kryesor që e ndryshoi Status-quo e pa të cilët nuk mund të zhvillohej asnjë bisedim për ardhmerinë e Kosovës. Pavarësisht që zyrtarisht flitet për ndërhyrje humanitare dhe pretekste tjera, çeshtja e Kosovës duhej të kishte një zgjidhje në favor tonë e të kalojë në sferën euro-atlantike.
Duke e njohur kokëfortësinë e Millosheviqit i cili shpresonte që Rusia nuk do të lejonte shkëputjen e Kosovës, perëndimorët ishin të përgatitur edhe për luftëkëmbësore. Në një vend sekret të Belgjikës forcat aleate kishin ndërtuar me maketa fshatra të tërë si në Drencië dhe bënin ushtrime.
Anne Marie-Lizin, që ishte anëtare e Organziatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, kërkonte të kishte më shumë njohuri sa ishte e gatshme Shqipëria t’i ndihmonte Kosovës në një luftë të re që ishte e pa evitueshme. Ajo kishte bërë të gjitha takimet më personalitetët e larta duke filluar nga Kryetari Rexhep Mjedani e deri të ministrat tjerë. Kërkoi nga unë që ta shoqëroja e mos të flisja asnjë fjalë gjatë takimeve që do t’i bënim. Unë i propozova që të na shoqëronte edhe Afrimi që pas luftës u punësua në NATO. Në udhëtimin për në Shqipëri u nisëm shtatë vetë ku perveç Anne Marie – Lizin tjerët nuk i njihja.
Tiranë verë e vitit 1998
Rinas.Vera e vitit 1988. Qëllimi i vizitës ishte matja e pulsit të personaliteteve shqiptare dhe gadishmërinë e tyre për të ndihmuar luftën në Kosovë. Delegacioni ynë me zyrtarë europianë u futem në tri makina zyrtare e dy të policisë na shoqëronin. Hera parë në atdheun tim. U akomoduam në vilën e shokut ENVER HOXHA. Java ishte e ngarkuar me takime zyrtare si Paskal Milo, Pandeli Majko, Fatos Nano, Maq-ço Lakrori …. Rexhep Mejdani. Kamerat e TVSH dhe lajmet qendrore çdo mbrëmje flisnin për bisedat zhvillonim ne zyret e personaliteteve më te larta shqiptare. Takimet tona përfunduan në Koncertin që e kishte pergatitur Agim Doçi……
Takimi më Paskal Milo në kabinetin e tij
Gjatë takimit më Fatos Nano, zonja Lizin kërkoi që të shkonim në Kukës për t’i vizituar kosovarët e shpërngulur dhe bazat e UҪK-së. Përgjigja e tij ishte se nuk kishte garanci që delegacioni ynë të kthehej gjallë në Tiranë, sepse atje çdo gjë ishte e çrregulluar. Anne Marie-Lizin insistoi që të nisej me helikopter, mirëp përgjigja ishte që as helikopteri nuk ishte i sigurt, ngase mund te qëllohej nga banda të ndryshme shqiptare që nuk japin llogari askujt.
Në pyetjën se si qendron gjendja e UҪK-së në Kosovë, Fatos Nano ishte indiferent duke shtuar se çdo gjë ishte nën kontroll.
Ditën tjetër ishte takimi më Paskal Milo-n. Nga villa e Enve Hoxhes na përcollën me dy kerre zyrtare dhe eskort policor. Edhepse ishta ora 10.00 bënte vapë e tërë qytetin e kishte mbuluar një tis i hollë pluhuri që kisha përshtypjen se isha personazh i një filmi holivudian e ngjarja po ndodhte në Meksikë. Delegacionin tonë brenda në makina dhe përcjlljen nga policia, më dukej se po e luaja rolin e një qeveritari meksikan.
Zyrja e Paskal Milo-s ishte e thjeshtë, më e thjeshtë se zyrja e një drejtori të shkollës fillore të një fshati në Kosovë. Me secilin personalitet që takoheshim asnjëherë nuk kërkonin të dinin emrat e pjesës tjetër të delegacionit. Anne Marie-Lizin flsite në emër tonë, e fotografi që na shoqëronte bënte fotografi gjatë takimeve.
« Ҫka mendoni rreth zgjidhjës së problemit të Kosovës ? » ishte pyetja ne mesin e pyetjeve tjera që zonja Lizin ia shtroi Paskal Milos.
« Për zgjidhjën e situatës në Kosovë, gjëja më e mirë që duhët bërë, është organizimi i një Konference e ngjashme me atë të Dejtonit ». U përgjigjë më zë të ulët Paskal Milo dhe dukej se më këtë i dha fund bisedës.
« Mirëpo Dejtoni, ka shumë mangësi, dhe mendoj që kjo nuk do të jetë zgjidhje e mirë për Kosovën ! ». Ndërhyri Anne Marie-Lizin.
« Një Konferencë e tillë do t’ia mundësonte një autonomi të zgjëruar Kosovës, e për këtë edhe Millosheviqi është pajtuar e këtij mendimi iu kanë bashkue edhe Grupi i Kontaktit ».
Kjo është thelbi i bisedës që u zhvillue ne mes Paskal Milos dhe Anne Marie-Lizin. Në fytyrën time dukej zhgënjimi total. Zonja Lizin më pyeti se çka mendoja unë për këtë zyrtar dhe mendimin e tij. « Më duket sëështë naiv dhe narcistik. Eshtë i dashuruar në vetëvete ! », iu përgjigja shkurt.
Takimi me Rexhep Mejdanin
Të gjitha takimet që kishim zhvilluar më personalitetët më të larta të Shqipërisë, në asnjërin nuk e dallova dashurinë për çlirimin e Kosovës. Secili na thoshte se UҪK-ëja nuk ishte faktor dhe asgjë nuk duhet pritur më shumë se autonomia e zgjëruar. Ishte koha kur UҪK-ëja kishte pësuar disfatë nga kundër ofenziva serbe. Tirana ishte mbushur me ushtarë të plagosur, ushtarë që kishin ikur për të shpëtuar jetën.
Gjatë orëve kur nuk kishim takime dilnim në kafenetë e Tiranës, për të kaluar kohën. Ҫuditërisht, personalitetët e larta që kisha takaur në zyre të tyre, i shihja në kafene. Në një kafene më duket se quhej « Piano » ose « Charli Chaplin » nuk më kujtohet saktësisht e shikoja Paskal Milon duke biseduar më një aktivist të LPK-së por tani i UҪK-së. Në vete mendoja se Ministri u Punëve të Jashtme vizionin për luftën e Kosovës e ka formuar në bazë të bisedave të kafeneve. Nga tjerët dëgjova se ky paguhej nga këta përfaqësues të UҪK-së për lehtësime të bartjes se armëve , levizjeve deri në Kukës, mbrojtjës së gomarëve që bartnin armatim. As sot ende nuk e mësova sa ishin të verta ato që flisnin. Por një gjë e mësova se ky njeri nuk i hante palla për luftën apo fitorën e Kosovës.
Takimi i fundit ishte më Kryetarin e Shqipërisë Rexhep Mjedani. Zyra e tij dallonte nga të gjitha tjerat. Kishte një tavolinë të gjatë akazhu. Në krye qendronte kryetari. Anne Marie Lizin afër tij. Përballë nesh rrinte Preç Zogaj.
Në mesin e shumë pyetjeve ishte e njejta pyetje se çka mendonte kryetari për zgjidhjën e problemit të Kosovës.
« Sikur të mos dilte në skenëUҪK-ëja, edhe 300 vjet mund të kalonin e gjendja në Kosovë nuk do të ndryshonte kurrë ! UҪK-ëja është një faktor që duhet të merret seriozisht sepse në të ekzistojnë shpresat dhe vendosmëria për çlirimin definitiv. Ne, do bëjmë çdo gjë qëështë mundur që Kosovën ta përkrahim më të gjitha mjetet demokratike në bashkëpunim më aleatët tanë që kërkojnë zgjidhje afatgjate dhe sa më të mirë për Kosovën ».
Nga gëzimi nuk e përmbaja vetën dhe sa herë që fliste Kryetari i Shqipërisë, unë ia pohoja fjalët e tij më lëvizje koke. Në anën tjetër Preç Zogaj u lirue më shumë dhe foli më ashpër kundër Serbisë dhe për fitorën e Kosovës. Në të njejtën kohë Afrimi filloi të flsite shqip me Preç Zogajn dhe i pohonte mendimet e tij.
Vetëm tani e kuptuan se delegacioni ynë nuk përbëhej vetëm nga të huajt por edhe me dy shqiptarë.
Problmet e mia më Fatos Nanon
Ditën e parafundit, Fatos Nano kishte organizuar darkë për Anne Marie Lizin dhe delegacionin. Darka ishte solemene dhe vetëm më ftesa. Kah fundi i ditës ne shkuam në vilën e Enver Hoxhes ku ishim akomoduar pesë ditë më parë, dhe po përgatiteshim për të shkuar në darkë ku ishte paraparë edhe vallëzim.
Dy orë para se të fillonte darka, dy përfaqësues të Fatos Nanos erdhën të vila dhe e kerkuan Anne Marie Lizin. Gjysëm ore më vonë zonja Lizin hyri në dhomën time dhe flsite më zë të ulët. Fatos Nano e kishte porositur Maço Lakrorin t’i thoshte Anne Marie –Lizin që në darkë të mos e shoqëroja unë. Në pyetjën e saj, pse të mos e shoqërnte Reshat Sahitaj, Maço Lakrori ishte përgjigjur : « Ky është i dhënë tepër për Kosovën dhe është i pa kompromis ». Lizin i kishte thënë : « Edhe më mirë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu ». « Eshtë urdhër nga Fatos Nano e madje ky duhet të lëshojë Shqipërinë sa më parë !».
Mbeta i habitur. Në vendin tim që e kisha ëndrrua donin të më arrestonin. U largova nga Shqipëria më i zhgënjyer së kurrë më parë në jetën time. Në Kosovë qe nga ikja më 1978 nuk guxoja të shkoja, e tash edhe në Shqipëri më ndalohej të qendroja.
Fatos Nano kishte urdhëruar t’i paguaja edhe shpenzimet gjashtë ditore të akomodimit në Vilën e Enver Hoxhës. Kjo ishte Shqipëria ime që e kisha në zemër qe nga fëimijëria.