Epilogu

Detaji qesharak në klipin e ri të Getit dhe Skivit që u shpëtoi realizuesve të klipit (Video)

Ka pak ditë që dyshja e njohur Skivi dhe Getoar Selimi kanë publikuar klipin e tyre më të ri “Bisha me dy koka”.

Kënga e punuar nga vet interpretuesit e saj, u pëlqye shumë nga fansat, dhe në vetëm pak ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Përveç këngës, “Bisha me dy koka” tërhoqi vëmendjen e shikuesve edhe për klipin e veçantë, i cili i solli reperët të veshur në ngjyrat kuq e zi, kjo pasi klipi është realizuar në kuadër të festës së 28 nëntorit.

Por, një detaj i vogël në sekondën e njëzetedytë të klipit, duket se u ka shpëtuar realizuesve të këtij proejkti.

Bëhet fjalë për një moment qesharak, ku gjatë ecjes nëpër borë, një nga statistët prapa reperëve, aksidentalisht rrëshqet, duke u rrëzuar dhe duke kirjuar një situatë mjaft qesharake.

Kjo ka bërë që disa prej ndjekësve me syrin e mprehtë ta publikojnë këtë moment të prerë nga klipi në rrjetet sociale, duke krijuar kështu të qeshura tek ndjekësit e tyre.

Exit mobile version