Lajme
Devijon themeluesi i Botës Sot: Ramushi, Kadriu e Hashimi a kanë vra më shumë shqiptarë a serbë?
Themeluesi i portalit Bota Sot z. Xhevdet Mazrekaj ka shkruar në profilin e tij në fejsbuk; një akuzë shumë të rëndë në formë të pyetjes. Ai duke tejkaluar normat normale ka akuzuar rëndë tre krerët e shtetit.
Ja shkrimi i tij i plotë;
Miq, çfarë mendoni ju, Presidenti(Komandant gjarpri), Kryeministri(Komandant Smajli) dhe Kryetari i Kuvendit(Komandant Luli), a kanë vra më shumë serbë apo shqiptarë gjatë dhe pas luftës?.
Vrasësit e mbi 100 atdhetarëve e veprimtarëve të shquar të Kosovës, nuk kanë pikë prej qiellit. Dikush i urdhëroi ata për t’u bërë vrasës!
Nëse këto personalitete nuk do të vriteshin, Gjarpri, Smajli e Luli, nuk do të bëheshin milionerë dhe nuk do të ishin sot krye të shtetit. /epilogu/