Dikur burri i Albulena Haxhiut: Kadri Veseli pastë dorën e mbarë ai që të merr në shenjë
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu kishte thënë vite më parë se Kadri Veseli ka keqpërdor ditëve të fundit figurat e Adem Demaçit, njofton Klan Kosova.
Krasniqi nëpërmjet Facebookut ka thënë se kriminaliteti nuk mund të fshihet duke abuzuar figurën e Demaçit.
Ai më tej ka shtuar duke thënë se edhe Veselit do t’i vijë radha.
“Pastë dorën e mbarë ai që të marrtë në shenjë”.
Ky është postimi i plotë i Karsniqit:
“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadr,ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”.