Epilogu

Dikur i kundërshonte fuqishëm, tani Kurti po i përvetëson projektet e qeverive të kaluara

Autostrada e Gjilanit kishte filluar të bëhet realitet në vitin 2018. Punët thelbësore dhe më komplekse për autostradën kishin nisur po në këtë vit.

Rol të madh kishte edhe kryetari i komunës së Gjilanit, atë kohë, Lutfi Haziri. Fillimisht ai e kishte bërë publike nisjen e projektit të autostradës në vitin 2016. Plani ishte ideaur dhe punimet kishin nisur gjatë kohës sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër e PDK, AAK dhe NISMA ishin pjesë e Qeverisë së Kosovë, ndërsa kryetar i komunës së Gjilanit ishte Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij në facebook e ka shpërndarë autostradën Gjilan – Prishtinë. Këtë e ka bërë jo vetëm dje, por disa herë në llogarinë e tij në facebook, bashkë me Ministrin e zv.ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun e Hysen Durmishin. 

Në një reagim të vitit 2016 të Lëvizjes Vetëvendosje, ku publikisht kishte shprehur qëndrim kundërshtues ndaj autostradave. 

“Në një shtet me varfërinë e papunësinë më të lartë në Evropë, investimet kryesore bëhen në autostrada. Qytetarët më të varfër të Evropës, paguajnë çmimin më të lartë për kilometër për ndërtim e këtyre autostradave,” ishte shprehur subjekti politik i Albin Kurtit në vitin 2016.

Tani, në mungesë të projekteve të tij ka filluar t’i përvetësojë projektet e qeverive të kaluara dhe t’i shes si propagandë të fuqishme para elektoratit të tij. Kur Albin Kurti kishte ardhur ne pozitën e të parit të qeverisë, autostrada Gjilan – Prishtinë veçse kishte filluar dhe kishte marrë hov. Përkundrazi, ai fillimisht kishte penguar realizimin e projektit duke e vonuar atë.

Exit mobile version