Epilogu

Dimal Basha: Doli fare krimi bashkë me kriminelë, u ba nervoz Vuçiqi, e ma shumë opozita

Dimal Basha:

A e keni vërejtë që kritikat i kanë t’zhurmshme, t’shpejta, por janë asi rrena që ju del afati hala pa ra terri!

Pse? Sepse gjithmonë shpresojnë me fitu duke mashtru!

Kur ishte pandemia, thonin nuk do t’ju vinë kurrë vaksinat, janë pa afat, dhe n’fund erdhën vaksinat!

Kur nisi lufta n’Ukrainë, thonin keni m’i falimentu qytetarët me fatura t’larta të rrymës, n’fund qytetarët paguanin më lirë se kur nuk kishte krizë!

Kur filluam betejën me Vuçiqin, thanë e humbët betejën. N’fund u ba nervoz Vuçiqi që u ngul, edhe ma shumë opozita që mbet cullak!

Kur filloi pastrimi krimit në veri, na thonin mos e prekni se po e pengoni integrimin. Tash që doli fare krimi bashkë me kriminelë, u ba prapë nervoz Vuçiqi, e hala ma shumë opozita! Të dy palët humbën!

Tash qenkan kap për libra shkollor, por po na del se iu ka prish dikujt aty talli!

Çka po du me thanë është, vlojnë me rrena n’koordinim me media e njerëz t’kapun të drejtësisë, mirëpo shpejtë po diktohen, kurse edhe më shpejtë dështojnë!

Koha miq e mikesha, koha krejt ka m’i pru n’vend t’vetin.

Exit mobile version