Epilogu

Dimal Basha “godet” Prokurorinë: Ky popull nuk lejon që ni grusht njerëz me përbuz ni shtet të tërë

Shkruan: Dimal Basha

Lexone kadale me pa çka ka ba Prokuroria te rasti i autostradës Kijev – Zahaç!

Qeveria me vendim e rritë për 12 milionë euro vlerën e shpronësimit pas krejt vlerësimeve, dhe atë veç për disa prona të caktuara! Ka ardh Ministri Murati, e ka zan këtë dallavere edhe e ka ndalu pagesën, dhe i ka dorëzu dëshmitë në Prokurori për këtë krim!

Çka ka ba Prokuroria!

Ka marrë krejt dëshmitë edhe ka thanë, meqenëse nuk qenka bë pagesa, s’qenka bë dëmi dhe rrjedhimisht s’ka vepër penale!

A di qysh i bje kjo, si me hi hajnat me vjedh në bankë po mos me mujt me marrë asni pare, edhe m’i zanë me ‘pelë për dore’ policia, edhe me ardh Prokuroria me thanë, “s’paskan marrë sen, s’ka vepër penale” edhe m’i lëshu n’shpi!

Pra këta se kanë synim luftimin ndaj krimit, por luftën ndaj Qeverisë, veç se besoj që kanë me arritë najherë, sepse ky popull nuk lejon që ni grusht njerëz me përbuz ni shtet të tërë!

Exit mobile version