Epilogu

Abrahams: Ambasadori Hill tha “Me Rugovën nuk merreshe dot fare, sepse nuk kishte rëndesë”

Fred Abrahams duket se shpejt pas kësaj, në vend që të bëhej gazetar i paanshëm, u bë aktivist i të drejtave të njeriut. Ai jetoi për periudha të gjata në Shqipëri dhe Kosovë, mbajti shënim për gjithçka dhe punoi për të zbardhur ngjarje që kishin ndodhur. Pastaj, ai botoi një libër me titullin “Shqipëria e Re”. Ai tregon se shumëkush e ka quajtur edhe “Agjent të CIA-së”.

Ai një kapitull ia ka kushtuar ekskluzivisht luftës së Kosovës dhe UÇK-së. Në libër ai tregon se kishte dy rryma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket luftës së UÇK-së. Fred Abrahams tregoi mendimin e diplomatit Gelbard duke thënë se “Në thelb ne duam të demonstrojmë që rruga e ndjekur nga Dr. Rugova, ajo e mospërdorimit të dhunës, ajo e mbështetjes së demokracisë, është rruga e drejtë që duhet të ndjekin shqiptarët e Kosovës“, shpjegoi Gelbard-i.

Por, Fred Abrahams tregon se po atë muaj, shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, vizitoi Washingtonin për një takim me drejtorin e CIA-s, George Tenet-in. Ai tregon se pas takimit Klosi i kishte treguar se “CIA ishte për luftë, Departamenti i Shtetit për bisedime“.

Autori në librin e tij shpjegon se “Richard Holbrooke-u dhe Chris Hill-i, që ishte bërë ndërkohë ambasador në Maqedoni dhe emisar i Klintonit për Kosovën, i mëshonin pandërprerë një marrëveshjeje përmes bisedimeve. Ai poashtu duke cituar Hill-in i cili kishte thënë se “Shumica prej nesh nuk kishte dëshirë t’i futej asaj rruge (të luftës) sepse në thelb, ti po hedh të moderuarit nga dritarja“, më shpjegoi Hill-i pas disa vjetësh. “Por me Rugovën nuk merreshe dot fare, sepse nuk kishte rëndesë“. Hill-i i përshkroi dy rrymat me shprehjet “ne duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku”, kundrejt “Rugovës i ka ikur koha, tani kemi UÇK-në“.

Sipas Fred Abrahams, UÇK mori vesh rreth këtyre mosmarrëveshjeve nga zyrtarë amerikanë që kishin simpati për pikëpamjen ushtarake. Duke ndjekur këshillat e tyre, udhëheqësit e UÇK-së më treguan se ata u munduan ta mbanin Holbrooke-n dhe Hill-in jashtë rrethit të informacioneve. Kur diplomatët kërkonin takime, ata dërgonin komandantë të nivelit të ulët.

Autori më tutje tregon se Hill-i u takua më në fund me Xhavit Halitin sipas këshillës së CIA-s dhe tregoi se “E takova në Tiranë, por e kuptova që ishte njeriu i furnizimeve, jo kreu i vërtetë“.

Abrahams vazhdon rrëfimin e tij duke treguar se “Gelbard u takua fshehtas me një përfaqësues të UÇK-së në ambasadën amerikane në Gjenevë, por përsëri ai theksoi në takime se shqiptarët duhej të kishin një ekip për bisedime nën Rugovën“.

Por, ngjarja mori dimension tjetër kur në të njëjtën kohë, një ekip i madh i CIA-s mbërriti në Tiranë. Autori tregon se “disa prej anëtarëve udhëtuan në veri për të vrojtuar luftimet dhe ndoshta për të ndihmuar me stërvitje. Shefi i stacionit në Tiranë, njeri me një barrë mend dhe i orientuar ndaj politikave, u zëvendësua me një ish-marins – një “zbatues“. Në atë moment Klosi i kishte thënë se e kuptuam që Amerika e kishte marrë situatën seriozisht.

Exit mobile version