fbpx
Lajme

Diplomati shqiptar i reagon ashpër LDK-së: I quan neojugosllavë: Mos u habisni

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka reaguar pasi zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë refuzuar takimin me presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begaj.

Jozyrtarisht u mësua se presidenti Begaj ka kërkuar nga LDK të takohen në ambiente të tjera e jo në selinë qendrore të partisë, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar.

E sipas diplomatit Murati, LDK-ja po sillet si serbë ndaj presidentit Begaj, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur “neojugosllavë” këta politikanë në Prishtinë, duke theksuar se ata më shumë e duan padronin se sa vëllain.

“Për disa neojugosllavë në Prishtinë

Disa politikanë neojugosllavë në Kosovë, të dalë nga inkubatori i udhëheqjeve jugosllave, sillen si serbë ndaj personaliteteve zyrtare të Shqipërisë, që shkojnë për vizitë në Prishtinë, kurse ndaj zyrtarëve serbë e sllavë, që shkojnë atje për vizitë këta politikanë neojugosllavë sillen si magjupë.

Mos u habisni! Është vesi i shërbëtorëve dhe i mercenarëve, të cilët duan më shumë padronin se sa vëllain”, ka shkruar Murat Shabani, në një postim në Facebook.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close