Djali i Adem Demaçit për LDK-në dhe VV-në: Qytetarët po ndihen të mashtruar e të fyer
Demokracia e mbajtur peng!
Në Zgjedhjet Parlamentare të fundit 2019 qytetarët dolën masivisht, votuan me besim; Zgjodhën kandidatët e partive . Fushata ishte shumë fer , harmonike, e shembull. Ishte atmosferë thuase një popull bënte organizim të një Olimpiade…
Por, tani, akterët politikë të zgjedhur, duakan më shumë se krejt, apo jo! E votuesit dhe qytetarët … a janë ata ndonjë faktor apo jo!?
Pra besimi i dhënë nga qytetari tani po shpërdorohet , po mbahet peng nga akterët politikë fitues. Po shikohen detajet duke harruar trungun kryesor. Po luftohet për degët e holla – duke harruar trungun kryesor e degët e trasha të tij. Po koha e humbur, shpresa në zbehje dhe krijimi i amullisë e mjegullnajës institucionale ?! Nuk po mjaftuaka fitorja në zgjedhje por po planifikohen mbajtje sa më gjatë të pushtetit për 7 a 8 vjet të tjera. Eeee… zotërinj “fitimtarë” të përzgjedhur, po luhet me besimin e durimin e mentalitetit tonë(autentik) politik dhe edhe fort pak ka mbetë me ia huqë tërësisht qëllimit me babëzinë (grykësinë ) tuaj joracionale…
Qytetarët janë ende të qetë (nga jashtë). Janë të hutuar dhe po ndihen të mashtruar e të fyer.
Por siç e tha një” babush” prishtinali, edhe Spanja qe nja 260 e sa ditë nuk ka qeveri ( që nga Zgjedhjet e prillit 2019) dhe se stabiliteti i një vendi vërtetohet me ate se si funksionon një vend PA Qeveri se ME Qeveri është lehtë…
Besimi i dhënë e i shpërdoruar shumë lehtë mund të ju rrëshqasë nga duart…Kënga thotë : ” Lulen n’dorë kur e pata kimetin nuk ia dita…”
21.12.2019
Sh.D.