fbpx
Lajme

“Nexhmija u prish me shumё grupe të huaja marksiste-leniniste kur përkrahi NATO-n”

Në këtë pjesë të katërt dhe të fundit të kësaj interviste të gjatë me Ilir Hoxhën, flitet për zhvillimet që ndodhën në Shqipëri pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe për sulmet që i janë bërë figurës së tij pas vendosjes së pluralizmit politik. Pikërisht, përballë këtyre sulmeve që Iliri i quan shpifje, ai lë të nënkuptohet pse nuk flet për gabimet që ka bërë babai i tij gjatë sundimit gjysmë shekullor. Më tej, në këtë intervistë flitet për çështjen e Kosovës, fitimin e pavarësisë së saj dhe çfarë e pret kombin shqiptar në të ardhmen. Pse nuk merret Ilir Hoxha me politikë dhe çfarë bën aktualisht Nexhmije Hoxha?

– Ilir, është folur shpesh se Enveri e kishte një brengë të madhe Kosovën. Sipas jush, çfarë vendi zinte Kosova në preokupimet e tij si udhëheqës?

– Preokupimi i tij pёr Kosovёn ka qenё nё vazhdimёsi me intensitet tё lartё. Ai la postin e lartё shtetёror tё Kryeministrit dhe mbajti vetёm postin si Sekretar i Parë i KQ tё PPSH qё tё kishte “dorё” tё lirё pёr tё zhvilluar luftën ideologjike me titizmin, si i vetmi mjet i mundshёm qё ai mund tё pёrdorte, pёr mbrojtjen e vёllezёrve tanё qё ishin nё Kosovё dhe nё tё gjitha trojet e Jugosllavisё, pa cёnuar marrёdhёniet shtetёrore. Enver Hoxha ka qenё vazhdimisht i interesuar se si shkonin ngjarjet nё Kosovё dhe ai kishte ndёrtuar plane strategjike pёr ҫfarёdo situate qё mund tё ndodhte atje.

– Mirëpo në vitin 1968, kur shqiptarët e Kosovës kërkuan Republikë në kuadër të Jugosllavisë, Enver Hoxha dhe shteti shqiptar u shprehën kundër. Pse?

– Nё gjykimin tim, kjo ҫёshtje lidhet mё shumё, me situatёn ndёrkombёtare qё nuk ishte e favorshme, pёr tё kёrkuar Kosovёn Republikё në atë kohë. Asnjё vend perëndimor nuk e merrte nё konsideratё Kosovёn nё atё kohё. Atyre iu interesonte mё shumё pozita gjeopolitike e Jugosllavisё sesa tё krijonin divergjenca me Beogradin pёr shkak tё Kosovёs.

– Në vitin 1981, gjithsesi, Enver Hoxha doli haptazi në përkrahje të demonstruesve dhe të kërkesave që Kosova të bëhej Republikë në kuadër të Jugosllavisë. Flitet se ka ekzistuar një plan për luftë me Jugosllavinë për ta shpëtuar Kosovën. Sa e vërtetë është kjo?

Nexhmije Hoxha takohet me Ilirin në momentin e daljes nga burgu 1997

– Kёtu dua tё vё nё dukje se Enver Hoxha nuk u njoftua menjёherё,  pёr shpërthimin e demonstratave  nё Kosovё në vitin 1981, nga asnjё strukturё e shtetit shqiptar. Sot unë e gjykoj qё kjo gjё nuk ishte e rastёsishme. Forca tё caktuara ishin tё interesuara ta mbanin sa mё larg Enver Hoxhёn nga kjo situatё qё në fakt ishte e një rëndësie shume të madhe. Babai ato ditё ndodhej nё Vlorё pёr pak ditё pushime. Lajmin e mori, ose u detyruan ta njoftonin, pasi pedagogёt qё ishin kthyer nga Kosova, kishin vёnё nё dijeni mbi ҫka po ngjiste nё Kosovё. Pra lajmi erdhi nga njё burim krejt i rastёsishёm. Siҫ kujton Nexhmija, me tё mёsuar lajmin, babai urdhёroi menjёherё qё tё pёrgatitej nisja pёr Tiranё, aq me nxitim donte tё ikte, sa nuk e kishte pritur as mamanё qё tё shkonin bashkё. Me t’u kthyer nё Tiranё, ai nisi njё punё intensive, dhe nuk kaluan veҫ pak ditё dhe gazeta “ Zёri i Popullit”, botoi artikullin “Pse u pёrdor dhuna policore dhe tanket kundёr shqiptarёve nё Kosovё”. Ndjekur nga artikuj tё tjerё, fjalime tё tjera, deklarata zyrtare, nё pёrkrahje tё kёrkesave tё drejta tё studentёve kosovarё pёr statusin e republikёs. Ishte zёri i Tiranёs qё bёri tё njohur nё botё pёr ҫka po ngjiste dhe mbi kёrkesat e drejta tё tё rinjve dhe tё gjithё popullit tё Kosovёs. Por, njёkohёsisht, kur Enver Hoxha po mbronte fort kёrkesat e popullit tё Kosovёs, nё shtypin e vendeve perëndimore filluan tё pёrdoreshin kundra tij, terma tё tilla, si “diktator”, “stalinist” dhe Shqipёria tё shihej si njё vend i “vetizoluar”. Pra ai mori mbi vete “rrufetё” e kundёrshtarёve qё kishin qenё historikisht kundёr popullit shqiptar. Akuza qё ende vazhdojnё edhe sot.

Duke ju pёrgjigjur deri nё fund pyetjes tuaj, pohoj qё Enver Hoxha ishte i pёrgatitur pёr tё gjitha situatat qё mund tё ndodhnin nё Kosovё. Besoj ju kujtohet thёnia e tij, drejtuar udhёheqёsve tё Beogradit “…Mos luani me zjarrin, se po filloi zjarri do tё digjeni vetё”. Dhe kjo ёshtё arsyeja qё thashё edhe mё lart, pse donin qё Enver Hoxhёn ta mbanin larg nga situata shpёrthyese e Kosovёs. Mbas vitit 1968, shteti shqiptar me udhёzim tё Enver Hoxhёs, duke shfrytёzuar tё gjitha mundёsitё , u pёrpoq tё krijonte marrёdhёnie tё ngushta me Kosovёn, nё fushёn e kulturёs dhe arsimit. Nё kёto vite profesorё dhe intelektualë shkonin rregullisht nё Prishtinё. Pёrfaqёsues tё Kosovёs morёn pjesё nё Kongresin e Drejtshkrimit apo nё konferenca e simpoziume kombёtare pёr problemet e Historisё Kombёtare, etj. Tё gjitha kёto bёheshin pёr ruajtjen e identitetit tё shqiptarёve dhe njёkohёsisht pёr t’i treguar botёs qё ne jemi njё komb.

– Pas krijimit të sistemit shumëpartiak në Shqipëri, ndaj Enver Hoxhës janë bërë akuza shumë të rënda. Si i kini përjetuar këto sulme?

– Duan dhe thonё qё Enver Hoxhёn e rrёzoi populli. Nuk ёshtё aspak e vёrtetё. Kundёr Enver Hoxhёs nuk u ngrit populli, por ato forca tё errёta qё kanё punuar gjithnjё kundёr interesit tё Shqipёrisё dhe shqiptarёve kudo qё ndodhen. Atyre nuk iu duhej njё Shqipёri e fortё, iu duhej Shqipёria siҫ ёshtё katandisur sot. Prandaj ata donin me ҫdo kusht tё rrёzonin veprёn dhe emrin e Enver Hoxhёs. Trajtimi ishte barbar. U ҫvarros për t’ia ulur vlerat Luftёs Nacional-Ҫlirimtare dhe pёr ta ndarё nga dёshmorёt e rёnё dhe ta linin kёtё ushtri fitimtare pa komandantin e saj Enver Hoxhёn. I dogjёn nё mёnyrё demonstrative, duke i ҫuar nё furra të gjithë librat ku shpalosej vepra e tij, se aty dilte se çfarë dhe si kishte punuar ai pёr vendin dhe popullin e tij. I burgosёn gruan, mё burgosёn mua, djalin e tij, se thashë tё vёrtetёn nё njё gazetё se, çfarë mendoja pёr babain tim. I persekutuan familjen, duke na lёnё tё gjithёve pa punё, nipёrit dhe mbesat e tij i penguan nё shkollimin e tyre, e sa e sa gjёra tё tjera pёr tё na e bёrё jetёn sa mё tё vёshtirё. Enver Hoxhёs i vunë lloj-lloj epitetesh. Gjithsesi, unё jam i bindur qё çdo ditё e mё shumё, njerёzit e thjeshtё, flas pёr ata qё u gёnjyen nga demagogjia e “demokratёve”, kanё filluar tё kuptojnё qё Enver Hoxha punoi deri nё fund tё jetёs pёr interesat e popullit. Nёn drejtimin e Enver Hoxhёs populli shqiptar u bashkua gjatё Luftёs Nacionalçlirimtare dhe arriti tё fitojë lirinё dhe pavarёsinë e humbur. Me punё dhe pёrpjekje kolosale, gjithnjё nёn drejtimin e Enver Hoxhёs, Shqipёria kapёrceu prapambetjen shekullore dhe hyri nё rrugёn e zhvillimit dhe tё pёrparimit nё tё gjitha drejtimet, ekonomike e kulturore. Nёn udhёheqjen e Enver Hoxhёs, Shqipёria fitoi njё vend tё nderuar dhe tё respektuar nё arenёn ndёrkombёtare. Ai punoi me gjithё energjitё e tij pёr shqiptarёt e kudondodhur, nё mёnyrё tё veҫantё pёr Kosovёn.

– Sidoqoftë, ka pasur një kult të Enver Hoxhës, apo jo?

Iliri te varri i Enver Hoxhës në Sharrë

– Enver Hoxha gjithnjё ka qenё kundёr kultit tё individit dhe e ka luftuar atё. Unё gjykoj qё dashuria dhe vlerёsimi qё kishte populli, bёn qё tё ngrihej “kulti i Enver Hoxhёs”.  Ndryshimi i sistemit politik, nuk ndodhi vetёm nё Shqipёri, por nё gjithё vendet e Europёs Lindore.  Dhe vetё Nexhmija nё vendimin qё mori KQ, ku ajo bёnte pjesё, votoi pro krijimit tё sistemit shumёpartiak. Por me keqardhje e them qё nё Shqipёri nuk u vendos njё shtet i demokracisё por nё tё kundёrt, shteti i revanshit politik dhe i hakmarrjes. Shpresojmё qё politika shqiptare tё gjejë rrugёn e ndёrtimit tё njё shteti demokratik, ku tё zbatohen ligjet qё ajo vetё i aprovon. Nё sistemin njё partiak, tek ne ishte nё fuqi diktatura e proletariatit dhe e demokracisё popullore, qё do tё thotё, pushteti i shumicёs mbi pakicёn, e kundёrta qё ndodh sot qё, njё pakicё me pasuritё e veta, shfrytёzon shumicёn, pra popullin. Eshtё e vёrtetё qё sot, liria e fjalёs ёshtё e pakufizuar, por edhe kjo kur ekzagjerohet sikur e humb vlerёn e saj, gjithsesi kur e krahason kёtё liri, me pёrpjekjet e jashtёzakonshme pёr tё mbijetuar, sepse tё mungon e drejta mё elementare qё ёshtё ajo e punёsimit, pёr tё mos folur pёr gjёra tё tjera, atёherё dhe kjo demokraci qё po ndёrtojmё, nuk mё duket se ёshtё shumё e lakmueshme.

– Gjithsesi erdhi një ditë sistemi komunist u rrëzua në Shqipëri. A ishte e mundur që ai proces të zhvillohej me më pak dhimbje e plagë?

– Ai nuk ishte njё proces shqiptar, kjo duhet tё kuptohet. Ai ishte njё proces botёror. Ai u organizua nga borgjezia, qё kishte shumё kohё qё u investua pёr rrёzimin e komunizmit, duke zbatuar skenare tё ndryshёm pёr vende tё ndryshme. Pra dhe nё Shqiperi do tё ndodhte. Pёr mua, pavarёsisht dhimbjes pёr rrёzimin e sistemit qё kishte udhёhequr babai im, e rёndёsishme ishte që kthesa apo ndryshimi i sistemit u bё pa gjakderdhje. Kjo ishte meritё e Ramiz Alisё. Nё gjykimin tim, nuk ka sistem tё pёrkryer, edhe sistemi qё po jetojmё ka dhimbjet dhe plagёt e tij, nё kёtё kuptim ka vend gjithnjё pёr kritikё. Pёr mua ёshtё e rёndёsishme qё sistemi i kaluar i dha Shqipёrisё njё ndryshim dhe hov tё madh nё rrugёn e saj tё zhvillimit. Pёr mua mbetet njё model pozitiv, se u zhdukёn tё gjitha plagёt qё sot po e gёrryejnё shoqёrinё moderne, siҫ janё korrupsioni, papunёsia, droga, prostitucioni, rinia e pashpresё nё perspektivёn e saj, taksat e rёnda, krimi nё pёrgjithёsi, padrejtёsitё qё i bёhen njerёzve tё thjeshtё, rishfaqja e gjakmarrjes  e zhdukur tёrёsisht nё kohёn e socializmit etj,etj.

– Ilir, ka nga ata që pyesin pse ju nuk merreni me politikë. Është një zgjedhje e juaja apo e imponuar?

– Kurrё nuk jam marrё me politikё. Kjo ka qenë dhe dёshira e babait, ndaj tre fёmijёt e tij i drejtoi drejt degёve inxhinjerike. Isha anёtar i PPSH. Tani nuk jam i organizuar nё asnjё parti. Por si djalё i prindёrve qё janё marrё gjithё jetёn me politikё, unё vazhdoj ta ndjek atё. Nё gjykimin tim, ёshtё njё politikё pa bosht dhe pa njё perspektivё tё qartё pёr tё ardhmen. Marrja me politikё, pёr mua nuk ёshtё qёllim nё vetvete. Qёllimi im ёshtё qё, bashkё me Teutёn dhe fёmijёt, tё prezantohemi sa mё denjёsisht si familja e Enver Hoxhёs, duke mos harruar detyrёn kryesore qё tё mbrojmё sa tё mundim figurёn e Enver Hoxhёs nga shpifjet dhe akuzat pavend qё i bёhen.

– Si e keni përjetuar luftën e Kosovës dhe përpjekjet për t’u njohur si shtet i pavarur?

– Me emocione dhe shpresa te mёdha. Kur dola nga burgu ne vitin 1996, ku mё burgosёn vetёm se dhashё njё intervistё nё mbrojtje tё babait tim, mё ftuan nё Gjermani  shqiptarёt e larguar nga Kosova, Maqedonia pёr arsye politike apo ekonomike. U njoha me shumё nga ata. Njerёz shumё atdhetarë dhe patriotё. Kur do tё shkonin nё Kosovё pёr t’iu bashkuar UҪK-sё, kalonin nga shtёpia jonё, takonin Nexhmijen dhe ajo u uronte fitore. Me dhimbje mёsuam se shumё prej tyre, ranё nё sheshin e luftёs. Mamaja nuk i heq kurrё nga mendja dhe shpesh i kujton me dhimbje. Nexhmija u prish me shumё grupe të huaja marksiste-leniniste kur u shpreh nё përkrahje të NATO-s. Ata ngrinin pretendimin se: “Enver Hoxha ishte kundër imperializmit amerikan, ndёrsa ju i pёrkrahni”. Dhe gjithmonё ajo përgjigjej qё unё jam nё anёn e luftёs tё UÇK-sё dhe popullit tё Kosovёs se jemi njё komb. Ishte lufta e drejtё qё nisi UҪK-ja, qё nё fillimet e saj u quajt terroriste, por me drejtёsinё, organizimin dhe guximin e saj i tregoi botёs qё kauza e saj ishte e drejtё.

– Po shteti amë, Shqipëria mendoni se e ka bërë atë që do të duhej në luftën e Kosovës dhe për të ndihmuar në konsolidimin e shtetit të Kosovës?

Enver, Nexhmije, Ilir dhe Teuta Hoxha

– Mendoj se duhet ndarё nё periudha dhe cila qeveri ka qenё nё pushtet. Nё fillimet e saj, siҫ dihet me lejen e presidentit Ramiz Alia u bё i mundur lejimi i pёrgatitjes tё luftёtarёve tё UҪK-sё, dihet mbёshtetja me logjistikё dhe tё tjera nevoja qё i duheshin UҪK-sё nё luftёn e saj. Bashkёpunimi dhe menaxhimi nga ana e qeverisё sё majtё nё bashkepunim me NATO-n dhe SHBA-nё dhe Britaninё e Madhe ishte i suksesshёm. Manaxhimi i eksodit nё pritjen e shqiptarёve tё Kosovës tё dёbuar nga Millosheviçi u krye duke shrytёzuar tё gjitha mundёsitё qё posedonte shteti shqiptar, pёr ta bёrё sa mё tё lehtё, atё tragjedi tё rёndё. E kundёrta ndodhi me Sali Berishёn qё furnizoj makinёn ushtarake serbe me naftё duke e justifikuar qё ҫonte naftё pёr popullsinё. Po embargon që kishte vënë OKB-ja pse e theu?  Pse u shpreh kundër mbledhjes sё Rambujesё dhe pastaj u tёrhoq me turp duke gёlltitur mendimet e tij tё mbrapshta? Tё gjitha kёto ishin nё dёm tё Kosovёs. Gjithsesi, tani ёshtё koha qё qeveritё e dy vendeve duhet tё rrisin bashkёpunimin si politik dhe ekonomik, gjё qё do t’i paraprijё bashkimit qё tё gjithё e ёndёrrojmё.

– Ç’do të thotë Kosova shtet për ju personalisht?

– Kosova shtet, për mua është një arritje shumё e madhe. Shqiptarёt e Kosovёs janё zot nё trojet e tyre dhe duhet ta forcojnё shtetin si politikisht, ashtu dhe ekonomisht, si dhe tё jetё e fortё tё mbrojё kufijtё e vet brenda aleancave ku bёn pjesё. Ndёrsa pёr kombin shqiptar mendoj se shënon një fillim të ri, njё situatë të re.

– Cili është vlerësimi juaj për punën e qeverive të pas vitit 1990  në Shqipëri, sa i përket konsolidimit të shtetit dhe kombit shqiptar?

– Konsolidimi i shtetit shqiptar gjatë kohës së Enver Hoxhёs u realizua. Fitorja e madhe e Luftёs Nacional-Ҫlirimtare rivendosi pavarёsinё dhe sovranitetetin e plotё qё vendi dhe shteti shqiptar s’e kishte njohur mё parё. Kufijtё e saj u bёnё tё paprekshëm dhe tё patjetёrsueshёm. Qё nga krijimi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha ёshtё i vetmi politikan shqiptar qё ka kёrkuar zyrtarisht qё Kosova t’i kthehet Shqipёrisё. E  djathta nuk ka bёrё asgjё, nё tё kundёrt, tentativa pёr shitjen e një pjese të detit nga ana e Sali Berishes ёshtё tradhti kombёtare. Kёtё tjetёrsim tё kufijve detarё nё dёm tё Shqipёrisё e anuloi me të drejtë Gjykata Kushtetuese.

– Po për fatin e shqiptarëve në Maqedoni çfarë mendoni?

– Mund tё them qё shqiptarёt e Maqedonisë duhet tё jenё gjithnjё kёrkues qё t’ju njihen dhe tё zbatohen gjithё tё drejtat e tyre njësoj si tё popullsisё tjetёr qё jeton nё Maqedoni. Shqiptarёt e Maqedonisё janё nё trojet e tyre dhe kёtё tё drejtё nuk mundet t’ua mohojë askush, ata janё zotёr nё tokёn e tyre. I takon pjesёs sё qeverisё maqedonase qё tё evitojё incidentet, se ёshtё pёr tё mirёn e pёrgjithshme, ndryshe kalohet nё situata tё paparashikuara. Duhet cilёsuar qё faktori shqiptar, si pjesё e qeverisё, duhet tё luajë rolin e tij pozitiv pёr njё mirёkuptim dhe bashkёjetesё normale. I mёshoj mendimit qё, forcat politike shqiptare duhet tё bashkohen me njëra tjetrёn, duke i lёnё mёnjanё ndasitё qё tek e fundit atyre vetё iu bёjnё dёm.

– Çfarë të ardhme parashikoni ju për të dy shtetet shqiptare?

– Mendimi im ёshtё qё Kosova do i bashkohet Shqipërisё.

– Pra ju mendoni se bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë është i pashmangshëm?

– Padyshim. ёshtё njё proces qё pёr mendim tim, shumё shpejt do tё ndodhё. Kёtё e ka thёnё Enver Hoxha, shumё vite mё parё nё ditarin e tij. Më lejoni t‘ju citoj disa fragmente nga ai ditar:

– Kosova ёshtё shqiptare, mbetet shqiptare dhe i pёrket Shqipёrisё.

– Qёndrimi ynё ka qenё dhe ёshtё qё vёllezёrit tanё qё jetojnё nё Jugosllavi, nё Kosovë, nё Mal tё Zi dhe nё Maqedoni janё nё vatrat e tyre, nё tokat shqiptare. Kёto janё grabitur nga serbomedhenjtё, nga malazezёt me ndihmёn e fuqive tё mёdha imperialiste tё asaj kohe. Ato i pёrkasin Shqipёrisё.

– Do tё vijё koha kur kosovarёt do tё luftojnё akoma mё mirё, mё shumё e mё fort pёr tё fituar lirinё, pavarësinё dhe sovranitetin. Shqiptarёt qё banojnё nё trojet e veta kombёtare nё Jugosllavi, do tё vendosin vetë se me cilin do tё bashkohen, do tё vijë koha qё ata ta thonё fjalёn e tyre.

– Ne vetё me duart, me forcat tona, do ta ndёrtojmё kёtё unitet tё kombit shqiptar. Kёtё detyrё tё shenjtё na i kanё lёnё amanet ta plotёsojmё tё parёt tanё. Nё mos arriftё dot brezi ynё qё ta plotёsojë atё, duhet tё pёrgatitim fushёn qё djemtё dhe vajzat tona tё kryejnё kёtё detyrё ndaj mёmёs sonё tё dashur Shqipёri.

– Në këtë kontekst, cili është sipas jush minimumi dhe maksimumi i realizimit të interesit kombëtar shqiptar?

– Minimumi u realizua: Kosova është shtet i pavarur, tani ёshtё bashkimi i saj me Shqipërinё. Maksimumi, bashkimi i të gjithё trojeve tё Shqipёrisё natyrale.

– Po fëmijët tuaj ç’mendojnë për gjyshin e tyre? Po për ata që e udhëheqin sot Shqipërinë, të cilën dikur e udhëhiqte gjyshi i tyre?

– Fёmijёt tanё gjyshin e tyre e kanё njohur nё vegjёli. Ata e kanё dashur shumё si gjysh dhe nuk e kujtojnё pёrtej kёsaj. Unё me Teutёn, qё nga vdekja e babait, jemi munduar t’i tregojmё fёmijve tanё, se ҫfarёka bёrё gjyshi i tyre pёr Shqipёrinё. Me gjithё vёshtirёsitё e mёdha qё janё ndeshur, ne jemi krenarë pёr ta, se dashurinё dhe vlerёsimin pёr gjyshin ata e kanё tё rrёnjosur thellё nё shpirt. Gjithsesi, sot ata dёgjojnё edhe opinione tё kundёrta, por tashmё ata janё madhorё dhe kanё tё drejtёn e tyre tё gjykojnё edhe pёr Enver Hoxhёn nё udhёheqje tё vendit si dhe pёr politikanёt e sotёm. Por krahasime me gjyshin nuk bёjnё.

Ilir, tani, në fund të kësaj interviste të gjatë, do të drejtoj një pyetje më të thjeshtë: Si jeton dhe çfarë bën familja e Enver Hoxhës aktualisht?

– Nexhmija me gjithë moshën e madhe 93 vjeçare, lexon, shkruan kujtimet e saj, ka botuar libra, pret njerëz dhe gёzohet kur ka vizita nga shqiptarё tё Kosovёs dhe Maqedonisё dhe kudo tjetёr nga vinё. I ka mbetur peng qё nuk pati mundёsi tё shkonte nё Kosovё, se nё Maqedoni dhe konkretisht nё Manastir ku ka lindur, ka shkuar. Unё me Teutën kemi shkruajtur, kemi botuar libra, Teuta si historiane-arkiviste, po sistemon arkivin e Enver Hoxhёs. Tre djemtё tanё janё munduar tё punojnё nё subjekte private se nё shtet as qё mund tё bёhej fjalё. Unё duke shfrytёzuar profesionin tim si inxhinjer, kam ndihmuar nё konsultime pёr linja tё ndryshme prodhimi, apo objekte tё tjera qё janё realizuar nё bashkёpunim me kompani kineze. / Intervistoi Xhevdet Shehu

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close