fbpx
Lajme

Kurti flet me krerët e Degëve të VV’së, përmend rivalitetet e brendshme

Kyeministri Albin Kurti njëherësh edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Kurti në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se është shumë e rëndësishme që të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara në qendrat e kësaj partie.

Lexo Edhe:
Trump në tubimin e parë të madh pas zgjedhjeve: E patëm një fitore të madhe
“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin. Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo asnjë komunë. Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes. Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me dikë”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit të tij para delegatëve të partisë Kurti kërkoi që të ndalen fushatat negative e të punohet që në këto zgjedhje lokale të dalin fitues pa balotazh.

“Është detyra jonë, e të gjithëve ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë me qytetarët, për të fituar mundësisht pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat. Nuk bën pa i fituar 3/4 e komunave”, tha Kurti./Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close