Brooklyn, i cili është edhe fëmija më i madh i çiftit David dhe Viktoria Beckham, përveç pasionit të sportit dhe fotografisë siç duket ka edhe atë të tatuazheve. Ai ka disa të tillë në trup dhe nuk është çudi që në një moshë më të madhe ai ta ketë trupin si të të atit ku mbizotërojnë dedikimet, emrat dhe figura të ndryshme.
Por ajo që na ka rënë në sy është pikërisht edhe një tatuazh me shqiponjë, simbol i shqiptareve që mesa duket është simboli i cili i jep energji Brooklynit.
Brooklyn është mjaft i lidhur me familjen, ku mjafton që t’i hedhim një sy profilit të tij në rrjetet sociale për të kuptuar sesa krenar ndihet ai për të ëmën një stiliste dhe këngëtare e afirmuar tashmë në arenën ndërkombëtare por edhe babain një legjendë në futbollin botëror.
Familja Beckham ka katër fëmijë, tre nga të cilët djem Romeon, Cruz dhe Brooklyn si dhe princeshën dhe vajzën e vogel, Harper.