Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të SHBA-së.
Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.
Ermal Panduri, udhëheqës i emisionit, fillimisht e përshëndeti zonjën Kusari-Lilën në gjuhën serbe.
“Dobro veçe” – i tha z. Panduri, që do të thotë mirëmbrëma.
E njëjtë ia ktheu edhe Kusari-Lila, duke i thënë “dobro veçe”.