Epilogu

DOKUMENT: 152 euro në ditë për dy vite do të paguhet një ekspert në ministrinë e Hekuran Muratit

Qeveria që udhëhiqet nga Albin Kurti në fillim të mandatit të saj erdhi më ‘grushtin e hekurt’ edhe për ta luftuar ”gjakderdhjen” financiare, siç iu pëlqente ta quanin, në institucionet publike. Institucionet qeveritare, duke u thirrur në një nen të Ligjit të Prokurimit Publik, po vazhdojnë të lidhin kontrata më shifra marramendëse me persona të caktuar në emër të këshillave profesionale apo ekspertizave. Një kontratë të tillë pritet të nënshkruajë edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, që udhëhiqet nga Hekuran Murati, shkruan Demokracia.com.

Fiks 87,600.00 euro është kontrata që MFPT pritet të lidh me Atdhe Muhaxhirin për “Shërbime të veçanta – Ekspert i inxhinierisë softuerike për sistemin e Tatimit në Pronë”. Pra, pagesa mujore do të jetë 3,650.00 euro ose për 24 ditë pune nga 152 euro në ditë.

Puna që do të bëjë eksperti është më e sofistikuar që të bëhet nga nëpunësit e ministrisë, por bazuar në pagën mesatare bruto në sektorin publik për 2023, që është 730 euro, pagesa shumëfish më e lartë për ekspertin do të jetë dekurajim për shumë nëpunës të sektorit publik.

recommended by

PROSTATOL

Simptomat e prostatitit zhduken në 3 ditë: receta japoneze

MËSO MË SHUMË

Para pesë ditëve, Demokracia.com ka raportuar se vetëm një ditë pasi doli lajmi se një ekspert po paguhej nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë rreth 1000 euro në ditë, kjo ministri e ka anuluar një tender tjetër krejt të ngjashëm, i cili parashihte zhvatjen e parasë publike për 100 mijë euro.

Rreth 100 mijë euro ishin bërë gati përsëri nga ministrja Rozeta Hajdari që të paguante një ekspert ndërkombëtar dhe disa qindra euro në ditë, po ashtu, një ekspert tjetër vendor.

MINT-i e ka anuluar para pak ditëve tenderin “Angazhimi i një eksperti vendor për finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Investime (Politika Kombëtare për Investime) dhe Planit të Veprimit me Kostim’’. Ky tender ishte hapur më 24 nëntor dhe po bëhej gati që të finalizohej këtyre ditëve. Por, vetëm një ditë pas presionit publik, MINT e ka anuluar atë.

Në këtë kontratë ishte paraparë të angazhohej në lot I, një ekspert ndërkombëtar për 85 dite pune ku për të ishin ndarë hiç më pak se 75 mijë euro. Dhe, po ashtu, ishte paraparë punësimi i një eksperti vendor për angazhim 100 ditë punë, veçse ky më pagë më të “dobët” në një vlerë prej 25 mijë euro, përcjell Demokracia.com.

Ministria e ka anuluar në tërësi procedurën e prokurimit, më arsyetimin se për lot 2 nuk ka marrë asnjë ofertë. Por, në këtë rast, MINT është dashur të bëjë vetëm anulimin për lot 1 dhe jo për lotin tjetër, meqë ka pasur një ofertë. Mbetet të shihet nëse garuesi do të ushtrojë ankesë, meqë arsyetimi për anulimin e krejt aktivitetit të prokurimit ka qenë i paqëndrueshëm, sepse bëhet fjalë për dy kontrata dhe bazuar në ‘dosjen e tenderit’ të publikuar nga MINT në KRPP, konsulenti do të shpërblehet vetëm me një lot.

Para pak ditësh, mediat kanë raportuar se dy ekspertë po marrin nga 1 mijë euro në ditë veç e veç nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari. Këta dy ekspertë të punësuar nga MINT do të punojnë për 20 ditë dhe do t’iu ndahen hiç më pak se 20 mijë euro.

Shoqëria civile ka reaguar fuqishëm pas këtij lajmi, duke konsideruar se pagesat ishin shumë të lartë në proporcion më punën që do të kryhet, por dhe më vetë buxhetin e varfër të Republikës së Kosovës.

Në javën e kaluar organizata D+, ka prezantuar  raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror“, përmes tryezës së diskutimit, e cila mblodhi bashkë përfaqësues nga ministritë, institucionet e pavarura, ndërmarrjet publike dhe shoqëria civile.

Disa nga të gjeturat tregojnë se institucionet plotësojnë pozitat e lira duke përdorur marrëveshjet për shërbime të veçanta dhe jo duke përdorur procedurat e rregullta të rekrutimit. Përveç kësaj, këto marrëveshje shfrytëzohen për zgjatje të afatit të punës për konsulentët e kontraktuar përmes prokurimit për shërbime të veçanta.

Në këtë drejtim, D+ rekomandoi:

Institucionet duhet të ndalojnë punësimin e personave për punë rutinore në zyre/departamente/drejtori, në emër të nevojës për konsulentë apo ekspertizë për punë specifike;

Institucionet të cilat kontraktojnë shërbime konsulente duhet që në koordimin me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) të definojnë mënyrën e pagesave të tatimeve nga konsulentët e kontraktuar;

Mungesa e stafit nëpër institucione duhet të adresohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Exit mobile version