Epilogu

Dokument: Bulliqi i VV’së uzurpoi 21 ari tokë të shtetit, aty ndërtoi shtëpinë ku jeton

Deputeti i Vetëvendosjes dhe kandidati nga kjo parti për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka të uzurpuar pronën ku edhe ka shtëpinë në të cilën ai jeton aty, shkruan Gazeta Metro.


Kështu të paktën thuhet nga disa dokumente të nxjerra nga Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Podujevës. Një dokument mbi të cilin dëshmon se Bulliqi, ka uzurpuar 985 (21 ari) metra katrorë parcelë toke dhe ka ndërtuar një shtëpi.

Në po të njëjtin vend ai ka ndërtuar edhe një shtëpi në parcelën 397/1 të kësaj komune, ku deputeti i LVV’së jeton me familjen e tij, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për këtë e pati konfirmuar më herët edhe drejtori për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Podujevës, Abaz Llugaliu, i cila ka thënë se parcela 397/1 në të cilën Bulliqi ka ndërtuar shtëpinë, është pronë e komunës së Podujevës.

Deputeti Bulliqaj më herët edhe në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka deklaruar këtë pronë.

Aty ai ka treguar se ka mbi vete shtëpi 120.00 m2, vlera e të cilës është 20,000.00 euro, shkruan Gazeta Metro.

Shpejtim Bulliqi ishte edhe kryetar i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, i cili u bë i njohur me deklaratat e tij ku thoshte se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfunduar demarkimi i kufirit më Malin e Zi.

Ai thoshte se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi, ai njihet për qëndrimin e tij të famshëm se këmbëngulte që po i jepeshin Kulla e Zhlepit e Çakorri Malit të Zi.///gazetametro.net

Exit mobile version