Më 6 qershor 1999, deri sa bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë vazhdonin, presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, e kishin zhvilluar një bisedë telefonike dhjetëminutëshe për situatën në Kosovë.
Në dokumentet e deklasifikuara, të cilat i ka siguruar Demokracia.com, zbardhet plotësisht komunikimi i presidentit Clinton, por jo tërësisht edhe biseda e Tony Blair, së cilës një pjesë e këtij komunikimi ende nuk i është deklasifikuar.
Gjatë bisedës, presidenti Bill Clinton kishte shprehur mllefin e tij ndaj shtetit të Serbisë, pasi këta të fundit kishin kërkuar që ta fshijnë e largojnë Thaçin dhe UÇK-në. Po ashtu, presidenti Clinton e kishte informuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Pozicioni është se rusët dhe kinezët nuk do të lejojnë që një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të kalojë derisa të ketë një pauzë bombardimi, por ne nuk do të ndalojmë nëse nuk ka prova të qarta të tërheqjes“, ishte shprehur Clinton për situatën dhe bombardimet në ish-Jugosllavi.
Në vazhdim të bisedës, Bill Clinton i kishte treguaar kryeministrit britanik se ishte acaruar me propozimet e Serbisë për ta larguar Thaçin.
“Ne ju kemi borxh atyre njerëzve (Kosovarëve), dhe mos harro se ata (Serbët) po na kërkojnë të gëlltisim shumë broçkulla. Tani meqë ata duan nga ne ta fshijmë Thaçin dhe UÇK-në, dhe ti japim autoriteteve 5 vite hapësirë, grupi ynë do të ketë disi risk fizik gjithashtu. Duhet ta mendojmë këtë rrugëtim. Na duhet të mendojmë për rrugëtimin në këtë rast. Shihe Bosnjën katër vite pas. Ne po hyjmë në ujëra të mëdha këtu. Nëse mund të nxjerrim ca para nga IMF dhe Banka Boterore… por ka shumë llojë pengesash në këtë. Eh po, ti dhe unë jemi në të njëjtën pozitë. S’mund ti lëmë njerëzit tanë të dobësohen në këtë punë. Nëse evropianët qëndrojnë të përqendruar në këtë çështje, ne duhet të jemi në regull brenda një ose dy ditësh. Ka mundësi t’i bej një telefonatë Chretienit, na duhet të mbajmë duart njeri-tjetrit në këtë punë“, ishte shprehur presidenti Bill Clinton, deri sa Tony Blair i kishte thënë se është dakord me këtë. /Demokracia.com/