Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, si i ri duket se ishte një prej adhuruesve më të mëdhenj të ish-udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Titos.
Kasami madje i kishte kushtuar edhe poezi atij si fillorist. Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një poezi, që Kasami ia kishte kushtuar Titos ku e glorifikonte figurën e tij, shkruan Demokracia.com.
Shoku Tito
trim i rrallë
Na udhëhoqe
Rrugën mbarë
Trim i rrallë
Dhe i paharruar
Për liri
Ke luftuar
Na tregove
Një rrugë të drejtë
Që lirinë
Ta gëzonim në jetë
Sot që jemi
Në liri
Ju përshëndesim
Pleq e të ri.
Njëjtë sikurse edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, edhe ai i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është ftuar në stacion policor.
Siç raportojnë mediat atje, arsyeja kryesore është organizimi dhe pritja që ju bë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten e kaluar.
Një nga arsyet është shfaqja e flamurit me Shqipërinë etnike në koncertin në Tetovë./ Demokracia.com/