fbpx
Lajme

DOKUMENT: Gjykata Speciale ka kërkuar ndihmë nga MUP-i serb kundër UÇK-së

Faktet e reja flasin për një proces skandaloz të cilin e ka zhvilluar Gjykata Speciale në raport me të akuzuarit e saj e që janë pjestarë të UÇK-së.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta NewBorn, shihet se si kjo gjykatë ka bashkëpunuar me MUP-in e Serbisë për të siguruar dhe bërë sa më shumë dëshmitarë kundër të akuzuarve e që janë ish-pjestarë të UÇK-së.

Dokumenti i siguruar nga Gazeta NewBorn, në fund mbanë nënshkrimin e Clint Williamsonit, kryeprokurorit të Gjykatës Speciale.

Në këtë dokument i cili është i datës 24 mars 2014, pra para votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, në gusht të vitit 2015, shihet se ende pa u votuar kjo gjykatë, kjo kishte bashkëpunim me organe serbe.

Ky dokument me nënshkrim të Clint Williamsonit iu ishte dërguar Vladimir Vukçeviqit, prokurorit serb për krime të luftës. /Newborn/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close